A njihen si vjetërsi pune vitet e ushtrisë?

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A njihen vitet e ushtrisë si vjetërsi pune? Unë kam 13 vjet vjetërsi pune dhe 27 muaj ushtri. Edhe një pyetje tjetër: Në çfarë moshe përfitojnë pension të parakohshëm ushtarakët?

Instituti i Sigurimeve Shoqërore: -I nderuar lexues, sipas ligjit mbi pensionet, sigurisht që vitet e ushtrisë njihen si vjetërsi pune. Pra, me pak fjalë, vjetërsisë tuaj prej 13 vitesh i shtohen edhe 27 muaj ushtri.

Ndërsa në lidhje me pyetjen tjetër, pension të parakohshëm ushtarakët përfitojnë në moshën 47 vjeçare për burrat, por që kanë 15 vite në ushtri. Në këtë rast, nuk përfshihet shërbimi ushtarak. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.