Me burrin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Pashë në ëndërr sikur unë me burrin tim po shkonim në një vend që ishte i panjohur për mua. Aty ishte një kodër shumë e lartë dhe burri më tha: “Do të të çoj pikërisht në majë të saj”. Ne filluam të ecnim nëpër atë rrugë, por unë kisha pak frikë. Aty kishte edhe persona të tjerë të cilët më dhanë kurajo që të vazhdoja përpara. A ka kuptim? - Ngjitja në kodër do të thotë që ju si çift po arrini atë për të cilën jeni përpjekur gjer tani. Suksesi është afër jush dhe kjo në saje të bashkëshortit të fortë që keni në krah. Personat e tjerë përfaqësojnë të panjohurën dhe misteret që mund të hasni gjatë realizimit të këtij projekti. Ëndrra është gjithsesi pozitive. Tregon që ju do t’i arrini qëllimet tuaja në jetë. ndoshta keni tërheqje fizike, edhe pse ju nuk e pranoni këtë gjë. Mes jush mund të jetë bërë një bisedë e cila ka prekur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë temat erotike dhe sigurisht, kjo gjë ju është shfaqur edhe në ëndërr. Ju keni nevoja fiziologjike dhe duke qenë se keni mungesa në jetën reale, i shikoni në ëndërr. Fakti që jeni ndier mirë në ëndërr, do të thotë që keni dëshirë të bëni dashuri, ndoshta edhe me këtë person, ose jeni kurioze ta dini se si është ai në krevat. Puthja tregon nevojën tuaj për dashuri. Ndërsa ëndrra e dytë është një lloj këshille që ju jepet: nuk duhet të entuziazmoheni lehtë nga çdo fjalë e bukur që mund t’ju thuhet. Mund të lindë diçka shumë pasionante e ngjashme me zjarrin, por që mund t’ju djegë shumë lehtë njëkohësisht. Bëni kujdes. Përpara se të veproni apo të merrni një vendim, mendohuni dy herë. të marrë në Vlorë dhe të shkojmë në Tiranë?”. Nuk e mbaj mend më ëndrrën se u zgjova. A ka ndonjë kuptim? Pres përgjigje këtë javë. Me respekt, nga Dora Vl. - E dashur Dora, ëndrra juaj nuk ka ndonjë kuptim të veçantë. Është e gjitha e lidhur me jetën tuaj reale, me ato çfarë bisedoni me personat në fjalë, apo ato çfarë mendoni në lidhje me gjithsecilin që ju rrethon në jetën reale. Vetëm pjesa me të dashurin tuaj, tregon që e ndieni shumë mungesën e dashurisë së tij. Do të donit që ai të ishte më i vëmendshëm ndaj jush, të kuptojë kur ju jeni e mërzitur etj. Por, mos harroni që meshkujt po nuk fole, nuk arrijnë kurrë t’i kuptojnë vetë gjërat. Nuk duhet të niseni nga vetja, sepse ne femrat e nuhasim kur tjetri apo tjetra është e mërzitur apo ka diçka që nuk shkon. Me meshkujt nuk para ndodh kështu, ndaj, nëse ka diçka që ju mërzit duhet të hapeni ndaj personit që mendoni se jua ka shkaktuar këtë gjendje. Gjithë të mirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.