Ka ereksion, por jo dëshirë për seks...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Evi, ju përshëndes. Më ndodh shpesh me të fejuarin tim që ka ereksion dhe është gati për të bërë seks, por ai bën seks si pa dëshirë. Kjo gjë më ka shqetësuar shumë, sepse një herë e pashë që kishte ereksion, por ma tha troç fare që “nuk kam dëshirë të kryej marrëdhënie seksuale”. Kjo më habiti shumë, sepse organi i tij tregonte të kundërtën. A është e mundur që një mashkull, edhe pse ka ereksion, të mos ketë dëshirë për seks? Jam shumë e shqetësuar.

Dr. Evi Dani, seksologandrolog: - E nderuar lexuese, ajo çfarë më shkruani, sigurisht që është e mundur. Ju me të drejtë jeni habitur, sepse nuk keni informacion të plotë mbi fenomenet fiziologjike te një mashkull. problemve. Pra, ka një rëndësi shumë të madhe regjimi ushqimor që keni apo jeta që bëni. Disa pacientë paraqesin intolerancë karshi disa ushqimeve, kryesisht me yndyrë dhe që kanë në përbërje kafeinë. Disa ushqime të tjera bëhen shkak për fryrje, siç janë fasulet e kuqe, lakra, rrushi, kafeja, vera e kuqe, birra. Një dietë e pasur me fibra është e domosdoshme për këta të sëmurë. Për të qetësuar dhimbjet e barkut përdoren disa preparate që quhen antispastikë. Për më tepër, vetëm vizita dhe analizat e duhura nxjerrin diagnozën e saktë dhe pas kësaj, vendoset mjekimi përkatës. Sigurisht, është diçka që shërohet, kështu që mund të më kontaktoni për një vizitë mjekësore. Kjo nuk ndodh vetëm me ju, por edhe m e shumë femra të tjera. Nuk është e thënë që kur një mashkull ka ereksion, ka dëshirë për të bërë seks dhe është gati për këtë gjë. Ereksioni ndodh edhe pa patur dëshirën për seks, për shkak të disa fenomeneve fiziologjike që i ndodhin mashkullit në trup. Ereksioni ndodh për shkak të shkuarjes së gjakut në penis. Shumica e meshkujve, kur zgjohen në mëngjes, kanë ereksion, por kjo s’do të thotë që duan të bëjnë seks. Ky fenomen mund të vijë edhe nga nevoja për të urinuar dhe për pasojë të presionit në organ.

- Mund të ketë ereksion edhe kur po kalon një periudhë stresi, sepse siç ju thamë, gjaku vërshon te penisi dhe kjo çon në ereksion edhe pa dëshirën e mashkullit. Kur jemi nën stres, enët e gjakut ngushtohen shumë, kështu që për pasojë, presioni i gjakut rritet dhe mund të ndodhë që edhe penisi të ketë ereksion. Në rastin tuaj konkret, partneri mund të ketë qenë i mërzitur, ka qenë duke menduar ndonjë problem, ose i ka ndodhur ndonjë proces fiziologjik në trup. Mendoj se do kishte qenë mirë ta pyesnit partnerin jo duke e fajësuar, por për kuriozitet, duke qenë e ngrohtë me të. Në këtë mënyrë, do të kuptoni nëse ka qenë i mërzitur për ndonjë gjë të caktuar, apo është thjesht fenomen fiziologjik siç ju përmenda më sipër, një ereksion i pavullnetshëm, por pa dëshirë për seks. Pra, këto janë dy gjëra të ndryshme, të cilat duhet t’i dini ju dhe të gjitha femrat. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Adresa: Klinika Gjinekologjike GEA, Bulevardi zogu i I, pallati 53, hyrja 3, kati i dyte. Cel . 0682313410 Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.