Gjithçka më duket e kotë...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një vajzë 24 vjeçe, që studioj për shkenca, por kam ngelur në dy provime. Gjer vonë kam patur shumë vullnet për të mësuar dhe kam dalë me rezultate shumë të mira. Për mua shkolla është shumë e rëndësishme, është gjithçka që dëshiroj, por ka ca kohë që as nuk më mësohet dhe gjithçka më duket e kotë. Nuk kam fare vullnet dhe më ka zënë paniku se nuk do t’i marr këto dy provime. Ulem të mësoj dhe nuk mësoj dot. Nuk kam asnjë motiv, jam në një gjendje që as vetë nuk e kuptoj, dua vetëm të fle. Ju lutem, më tregoni si të dal nga kjo gjendje?

Borana Marku, psikologe: - E dashur 24 vjeçare, nëse nuk keni ndonjë problem shëndetësor për të cilin duhet të bëni një kontroll rutinë, atëherë mendoj se ndoshta e keni nga koha. Ndërrimi i stinëve, ndikon te shumë persona, në mënyrë të çuditshme. Dikush ndihet i lodhur, dikush ka probleme alergjike, dikush ndihet ashtu si ju, pa motiv. Ky quhet depresioni i stinës. Gjithsesi, unë do t’ju këshilloja që së pari të bëni një kontroll mjekësor për të përjashtuar çrregullimin e tiroides, shme, kurse mosbesimin, si një lloj boshllëku; një boshllëk që nuk mbushet veçse me besim. Por edhe besimi nuk duhet të jetë i tepruar, me frikën e madhe ndaj Zotit dhe mëkateve apo edhe gabimeve. Po të ishte kështu, Zoti nuk do ta falte njeriun sa herë që ai ndien pendesë. E kam dëgjuar me veshët e mi një imam i cili në një ligjëratë fetare argumentonte se nuk duhet të jemi të ndonjë alergji apo problem tjetër shëndetësor. Nëse shkaqet patologjike përjashtohen, duhet të punoni me veten, duke kërkuar gjëra të reja për t’u motivuar, si për shembull, duke u regjistruar në palestër, duke filluar një punë part time, duke dalë me shoqëri. Pra, duhet të kërkoni gjëra të përshtatshme për moshën tuaj, aktivitete të ndryshme ose të bëni gjëra që ju pëlqejnë e ju bëjnë të ndiheni mirë. Vetëm në këtë mënyrë do të dilni nga rutina dhe t’u largoheni ndjesive që ju bëjnë të ndiheni bosh. Duhet t’i jepni patjetër larmi jetës suaj; keni nevojë për shoqëri dhe për t’u argëtuar herë pas here. Përveç kësaj, ju bën shumë mirë nëse flisni me një shoqen ose shokun tuaj për këtë që ndjeni.

- Ndërsa përsa u përket provimeve, mendoni se nesër pasnesër profesioni do t’ju bëjë të ndiheni më e sigurt për të ardhmen, ndaj mendoni se do të diplomoheni, do ta mbaroni fakultetin dhe do të ndiheni më e pjekur dhe e realizuar. Jepini pak kurajo vetes dhe mendoni për të ardhmen tuaj profesionale. Duke bërë pak nga të gjitha këto që ju përmenda më lart, mendoj se do të dilni nga gjendja që ju ka pushtuar. Gjithë të mirat! shtrënguar në fe, te besimi. I lumtë, pasi jo të gjithë imamët flasin kaq arsyeshëm si ai.

Kështu, e nderuara letërshkruese, eja për një seancë falas pasi unë dëshiroj të bëhem “sebepi” i mirë që jeta jote të marrë kuptim e drejtim e që fëmijët e tu të mos traumatizohen e vuajnë më tej dhe as të mos “kopjojnë” modelet e tua (të gabuara). Besoj se në këtë mënyrë do të fitoj edhe unë ca sevape për jetën tjetër...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.