Depresioni im po i shkatërron fëmijët

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Duke u munduar të analizoj jetën time që në fëmijëri, mendoj se kam një jetë që vuaj nga ankthi dhe tetë vite të mira që më kanë diagnostikuar me depresion. Jam kuruar dhe nuk jam kuruar për shkak të shtatznive të mia, për kulmin e krizave të ankthit që më kanë çuar disa herë në ditë te urgjenca, bile të shtrohem dhe në psikiatri. Këtë gjë e kalova para rreth pesë vitesh kur përveç të tjerash më dhanë një ilaç që quhej Imipraminë, pasojat e të cilit po i vuaj edhe sot. Kam qenë shumë keq, duke u dridhur, duke bërtitur e qarë me sa fuqi që kisha, duke u hedhur përpjetë e duke vrapuar nëpër shtëpi, duke goditur veten me sa fuqi që kisha me grushta e me shpulla nga vuajtja e madhe që ndieja. Kjo e gjitha në prani të dy fëmijëve të mi që s’po shohin mirë qëkur i ka krijuar Allahu në barkun tim. Dhe ky nuk është as fillimi, as mbarimi i historisë sime. Ju lutem të më jepni adresën e plotë të klinikës suaj dhe të më caktoni një takim, se mundësitë e mia për të lëvizur janë të kufizuara. Gjithashtu, doja të dija sa kushton një seancë psikoterapie te ju? Ju lutem, të më sqaroni se më duhet të përgatitem në disa drejtime të jetës sime. Dua të dal nga kjo gjendje me lejen e Allahut të Madhëruar se po shkatërroj jetën e fëmijëve të mi dhe jetën tonë familjare. Ju lutem më ndihmoni! Me respekt, Eriona. Për Doktor Jasharin.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: - E nderuara Eriona, besoj s e edhe vetë e ke kuptuar se i paske tmerruar njerëzit e tu e sidomos fëmijët, me ca sjellje jashtë kontrollit për të cilat të kanë shtruar edhe në psikiatri e të kanë dhënë imapraminën. Imipramina nuk është ndonjë hata, por atë mund ta merrje edhe në kushtet e shtëpisë dhe të përfitoje prej mjekimit po aq shumë sa në psikiatri. Nuk jam kundra shtrimit në psikiatri, por sikur raste të tilla të trajtoheshin gjithmonë vetëm në kushte spitalore, do të duheshin nja dhjetë herë më shumë spitale psikiatrie nga sa janë. Sa mirë që paske kuptuar që ke edhe nevojë për psikolog, pasi përveç mjekimeve të psikiatrit, pacienti mund të ketë nevojë edhe për psikoterapi. Mos më pyet për çmimin e një seance sepse atë do ta kesh falas, nga ana ime.

Tani që po shkruaj këtë përgjigjen tënde, Eriona, po mendoja se sa shumë lloje depresionesh ka dhe një pjesë e tyre quhen normale, pra, nuk kanë nevojë për psikiatër, apo barna. Për shembull, depresioni stinor (ai që vjen bashkë me dimrin) quhet deri diku normal dhe nuk do trajtim, vetëm mënyra të bukura të të menduarit dhe të jetuarit si dhe kushte: për shembull, ndriçim i bollshëm me llampa të posaçme (si diell) dhe aktiviteti e ushqimi special. Ose depresioni reaktiv që unë pëlqej ta quaj depresion reagues, ku njeri vuan pas një ngjarjeje të pikëlluar apo stresante dhe nuk ka nevojë për barna, por vetëm për ngrohtësi, mbështetje e madje duhet stimuluar që të qajë, domethënë, që ta nxjerrë e të mos e mbajë përbrenda brengën e pikëllimin. Pra, janë disa të tilla depresione normale, por kulmi i gafave që ndodh ndonjëherë me mjekësinë ka lidhje me atë që quhet “baby blues”, ose depresioni i paslindjes. Ja, se çfarë thotë doktoresha italiane Kiara Libera për këtë lloj depresioni, te libri i saj në shqip: “Depresioni, ankthi, stresi” (faqe 19) “...ekziston një shqetësim depresiv, tipik për mamatë e reja që quhet “baby blues”. Ky lloj depresioni manifestohet zakonisht në ditën e dytë apo të tretë të paslindjes dhe karakterizohet nga kriza të qarash që zgjasin me ditë të tëra, të cilat ka mundësi të shpërthejnë prej ndryshimeve drastike hormonale që vijnë nga frika që kanë mamatë e reja për të ardhmen dhe përgjegjësitë që e presin. Ky lloj depresioni është mjaft i frikshëm, por për fat të mirë, kalon shpesh dhe nuk ka nevojë për kurrfarë terapie, përveç përkëdheljeve e mirëkuptimit”.

Por, çfarë ndodh në realitet? Ka ndodhur që doktorët t’ia ndalojnë qumështin e gjirit bebes së porsalindur, pasi e trajtojnë mamanë e re për depresion patologjik me ilaçe antidepresive deri edhe të rënda... Një humbje e shumëfishtë: 1. Ia “thajnë” gojën bebit i cili e ka të domosdoshëm qumështin e gjirit. 2. E sëmurin mamanë e re duke e trajtuar si të sëmurë, pa pasur ndonjë sëmundje, e paaftësojnë për jetën dhe i harxhojnë e i alarmojnë familjarët e shkretë të cilët kujtojnë se u bë hataja.

Unë nuk them se edhe rasti yt është i tillë sepse çdo rast, përveç pjesës që e përshkruan shkenca, ka edhe unikalitetin e vet, aq sa edhe dy motra binjake, të sëmura gati njëlloj, nuk kemi mundur që t’i kurojmë me terapi të njëllojta, prandaj në çdo lloj trajtimi duhet parë edhe indikacioni.

Unë kam një metodë “timen” origjinale: nuk dua të ndikohem nga vizitat e doktorëve të tjerë, por i bëj klientit testet e mia sipas shkencës. Pasi e diagnostikoj vetë klientin-pacient duke kërkuar te vetja siguri maksimale, e pyes atë me detaje edhe për të gjitha rastet kur ai ka “trokitur” në dyert e mjekësisë e sidomos për të gjitha barnat që ka marrë deri në imtësi, edhe për dobitë apo jo dobitë që ka pasur prej tyre. Vetëm kështu nxirret një rezultante e dobishme dhe e pagabueshme. Në raste jo të pakta, këshillohet edhe me doktorë specialistë.

Nga mënyra se si më shkruan ti, Eriona, po kuptoj edhe diçka, se ti je besimtare dhe kjo është me shumë rëndësi sepse besimin unë e shoh si një mbushje të vlef-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.