Edhe 100 pranvera, Livia jonë e shtrenjtë!

Intervista - - POSTA -

Ja, erdhi çasti i jubileut tënd ! Jubileu i parë. 5 vjet. 5 pranvera. Edhe 100 të tjera të urojmë me zemër, me dashuri, me mall, ty, Livia Lashi.

Ti rritesh e rritesh mes pekulesh, me përkushtimin e prindërve Tomi e Elda dhe të gjyshërve, të cilët të duan aq shumë, si mjaltin e mjaltit që të kanë.

Njeriu për gjërat e mira dhe urimet e mëdha duhet ta ketë zemrën në kokë, siç e kemi ne për ty, që na lumturon kaq shumë me çdo fjalë, me çdo lëvizje, sjellje dhe veprim tëndin të magjishëm. Edhe 100 pranvera, Livia jonë e shtrenjtë! FAMILJET LASHI dhe ÇULLI, Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.