Në stacionin e trenit

Intervista - - ARGËTIM -

Errësirë totale. Kanë ikur dritat. Një zotëri, i frikësuar për vdekje, nuk di kë të pyesë se sa është ora, deri kur shikon një gjerman trupmadh me dy valixhe gjigante.

- Zotëri, - pyet me një fije zëri burri: - Sa është ora?

Gjermani ndalet, ul valixhet, fshin djersët e nxjerr një orë të shndritshme me shumë butona:

- Ora është 11 e 32 minuta e 18 sekonda e 5 të qindtat e sekondës...

Burri pa orë, i mahnitur, i lutet t’ia shpjegojë se si punon ajo orë e mrekullueshme. Pasi bindet edhe më se s’ka parë kurrë një objekt si ky, i lutet gjermanit t’ia shesë për 500 euro.

- Nain, - i thotë gjermani, - ky është një model unik... - 2000 euro? - Nain, nain... E kështu me radhë, deri kur gjermani vendos t’ia shesë për 10.000 euro. Burri vendos orën e mrekullueshme, i jep paratë dhe niset të ikë, por gjermani e ndjek nga pas, i shqetësuar...

- Herr, herr... zotëri... - dhe i tregon valixhet. - Keni harruar të merrni bateritë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.