Zgjidheni unazën sipas shenjës së horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Jupiteri dhe Neptuni janë ende në shenjë dhe kjo ju jep kohë (deri në 10 shtator), që të mendoni për karrierën tuaj, çfarë doni të shprehni, qëllimin e jetës suaj dhe se si mund të ndikoni në jetën e të tjerëve. Pyetje plot kuptim, sepse doni t’i jepni një kuptim të thellë jetës suaj. Ju e dini se çfarë ju bën të lumtur, si për shembull, të ndihmoni të tjerët. Nëse jeni në çift, do të ndiheni shumë pranë njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë, tundoheni nga një lidhje joserioze, thjesht pasionante. Në fund të fundit, përse jo? Nga njëra anë thoni se duhet të kurseni, ndërsa nga ana tjetër blini një palë këpucë të shtrenjta që do t’i vishni shumë rrallë. Bëni, pra, një plan kursimi mujor. Ju e keni të vështirë të përqendroheni në punë këtë javë. Nëse punoni në grup, kjo do t’ju ndihmojë të formuloni më mirë idetë tuaja dhe të organizoheni. Në familje, situata është e mirë. Lërini edhe të tjerët të kujdesen për ju; keni të drejtë për këtë. Pak magnezium ose vitamina B do t’ju bënin mirë që të jeni në formë.

Marsi në shenjë ju mbush me energji dhe ju shtyn të bëni një bilanc të jetës suaj. Ju do të rimendoni për lidhjet e shkuara dhe të tashme, do të analizoni defektet, por edhe cilësitë tuaja. Kështu, do të përcaktoni më mirë se çfarë kërkoni nga jetë. Në çift dialogu do të jetë konstruktiv dhe do të ndieni se ju dëgjojnë dhe kuptojnë, falë Mërkurit në sektorin e çifteve. Do të dini të zgjidhni ndërmjet festave ku do t’ju ftojnë. Nuk keni dëshirë të humbisni kohën tuaj me njerëz të mërzitshëm.

Mos u frikësoni, do të arrini të bëni gjithçka që keni parashikuar. Ju keni tendencë t’ia fusni vetë stresin vetes. Fillojeni pra nga gjërat më të gjata, ose më të vështira dhe vazhdoni me detyrat më të lehta, apo të shpejta për t’u mbaruar. Në çift do të mbretërojë dashuria, pasioni, të qeshurat dhe ëmbëlsia. Nëse jeni vetëm, Urani ju jep mundësinë të takoni dikë shumë ndryshe nga ç‘jeni mësuar. Kjo ju bën të ndiheni të ngathët, ose në siklet, sepse nuk e kontrolloni dot situatën. Në ditët e sotme nuk është diçka e lehtë të zgjedhësh unazën e fejesës. Në fund të fundit, ju do ta mbani atë në gisht gjithë jetën ( shpresojmë), kështu që sigurohuni që ajo të pasqyrojë stilin tuaj personal dhe shijet tuaja që evoluojnë. Nëse nuk dini nga t’ia filloni, ne po ju bëjmë një guidë mes stileve të ndryshme dhe po ju shpjegojmë se cilat tipe unaze janë më të pajtueshme me çdo shenjë astrologjike.

(Vijon nga numri i kaluar)

Gaforrja: Gurë në formë zemre

Gaforreve nuk u vjen zor të deklarojnë se janë të dashuruar, aq më tepër kur duan t’i tregojnë gjithë botës gjendjen e tyre prej të fejuare, bile edhe në mënyrë shumë sentimentale. Kështu, gurët me prerje shumë vajzërore, romantike dhe të pazakonta, si ato në formë zemre, janë zgjedhja e përkryer për shpirtin sentimental të Gaforres. Kombinojeni diamantin me gurë të tjerë me ngjyrë (si rubinë, zafirë, ose turmalinë), gjë që ngacmon anën ironike të Gaforres. Ose edhe me mirë, zgjidhni një gur hëne të bardhë ose gri, për nder të planetit udhëheqës së Gaforres, Hënës.

Luani: Diamant me prerje smeraldi, me ngjyrë

Luani, i udhëhequr nga Mbreti Diell, mund të zgjedhë një unazë ndryshe nga të tjerët, po që është në modë te VIP-at: Një unazë me prerje smeraldi (katrore), me një tonalitet të verdhë-kanarinë, ose edhe rozë të lehtë. Luani ka nevojë të dijë se e ka vendin mbi skenë. Në fund të fundit, bota është një shfaqje për ta dhe qartësia që ofron prerja prej smeraldi dhe ngjyra e tij, krijojnë një efekt dramatik që i bën ata të dallohen nga të tjerët. Një unazë të tillë i dhuroi Ben Afleku Xhenifer Lopezit.

Virgjëresha: Unazë vezake

Këto lloj unazash kanë një diamant të prerë në mënyrë vezake dhe të vënë horizontalisht në unazë, jo vertikalisht, siç ndodh në shumicën e unazave tradicionale. Virgjëreshat e qëndrueshme duken sikur ndjekin modën klasike, por natyra e tyre e ngrohtë, tokësore, i bën të zgjedhin dizajne unike, që dallohen nga të tjerët. Këtu kemi kombinimin e diamantit, që është një gur klasik, me prerjen e veçantë, nën ndikimin e Mërkurit, pra, një përzierje mes modernes dhe klasikes.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Plutoni është pozitiv ndaj jush këtë javë. Pra, mund të bëni ç‘të doni, gjithçka do të dalë me sukses. Juve ju pëlqen ndjesia se mund të kontrolloni çdo situatë. Edhe në punë, gjërat shkojnë fjollë, pa asnjë pengesë në rrugën tuaj. Takimet e punës ju sjellin pikërisht atë që prisni. Nga ana sentimentale, Mërkuri ju jep rastin të bëni një takim me një njeri shumë inteligjent dhe bisedat me të do t’ju pasurojnë. Kështu, do të flisni jo vetëm ballë për ballë, por edhe me sms dhe nëpërmjet internetit. Do të studioni deri në fund buxhetin tuaj, paratë që keni në dispozicion dhe më pas do të dini të merrni vendimet e duhura për t’i shtrirë këmbët sa keni jorganin. Do të kaloni edhe më shumë kohë me familjen, megjithëse kjo kërkon të anuloni disa dalje me shoqërinë. Në lidhje do të ndiheni të lumtur dhe pa probleme; qielli i dashurisë suaj është pa një re. Nëse jeni beqarë, do të ndiheni mirë me veten dhe me lirinë tuaj. Nëse jeni në çift, mund të jeni në “gjendje lufte”: Tjetri/a ju acaron, ju e nervozoni, ju i thoni njëri-tjetrit fjalë për të cilat pendoheni menjëherë. Nëse e keni ju gabim, kërkoni falje, në vend që të mbani mëri. Nëse ju jeni gjithmonë viktima e pafajshme, atëherë ju lejohet të nervozoheni. Në fushën profesionale jeni nën presion, por ruani gjakftohtësinë përballë stresit. Megjithatë, nuk keni të njëjtin durim edhe në çift! Ju pëlqen të rrini vetëm dhe të shijoni mbrëmje të qeta.

Peshorja, 23 shtator- 22 tetor

Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.