Kush e ka fajin; Rama, Basha, apo Kaso Kosa?

Intervista - - AKTUALITET -

Intervistën e radhës e bëra jo me një, por me dy vetë; me Ramën dhe Bashën, direkt pasi përfunduan takimin për Reformën në Drejtësi. Zoti Rama po kontrollonte xhepat për të nxjerrë dy raportet e përgatitura, ndërkohë që zoti Basha po kontrollonte telefonin, se mos i kishte ardhur ndonjë mesazh. Iu afrova ngadalë, mos t’i shqetësoja: Kaso Kosa: - Prapë dështuat ju...! Rama: - Faji është i imi Kaso. S’ka faj Luli, kot i bie më qafë.

Basha: - Jo jo, faji është i imi dhe pikë. Ç’faj ka Edi…

- Po më bëni lëmsh! Ndajeni tani kush e ka fajin. Të gjithë po presin prononcimin tuaj...

Rama: - Unë, pra, e kam fajin, se s’kam votat që ta miratoj. Rri dhe i lutem Ilirit.

- Se ma kujtuat, përse e morët Petrit Vasilin në takim e jo Ilir Metën?

Rama: - Ku denjon të vijë Meta, mor Kaso?! “Do vish në takim me Bashën?, i thashë. Më pa me inat dhe ma ktheu: “Do shkoj andej nga kanionet e Skraparit me Monikën për qejf. Merr Pet- ritin! Ai të bën punë”. - Ç’punë bën Petriti? Rama: - Meqë është doktor dhe kushedi jep ndonjë ndihmë mjekësore, pra.

- Po ju zoti Basha, përse nuk morët ndonjë doktor me vete?

Basha: - Të tre ne, përfaqësuesit e opozitës, e kishim me vete doktorin, por s’e ke parë, si duket.

- Me ç’pashë unë, pranë jush ishte vetëm Paloka dhe Bylykbashi. Asnjëri prej tyre s’është doktor.

Rama: - Thotë për doktor Berishën, o Kaso. Pa të s’bëjnë gjë këta.

Basha: - Rri se do t’i them Ilirit që të bëjë koalicion me mua, se do ta vëmë Kryeministër.

Rama: - Më fal Luli! Nuk ndërhyj më. Aman, vetëm atë propozim mos ia bëj Ilirit, se më la puplat. Ikën nga koalicioni.

- Në këtë reformën në drejtësi që doni të bëni: A do hetohen lejet e ndërtimit në Tiranë dhë “Rruga e Kombit”?

Basha: - Ça thotë ky o Edi? Ka shkarë Kaso, më duket.

Rama: - A të thërras Petrit Vasilin, se sapo doli?! Nuk je mirë më duket. Ke gjë temperaturë? Basha: - Qetësohu Kaso! Ça ke? Ke ndonjë hall? Ma thuaj! Ta zgjidh menjëherë. Marr në telefon Berishën dhe vjen. Ai akoma mbetet një doktor i shkëlqyer. - Faleminderit, nga ana juaj, por nuk ka gjë. Thjesht pyeta, a do hetohen lejet e ndërtimit në Tiranë. Basha: - Qetësohu, pra, Kaso! Bëhu i fortë! Ne të opozitës vërtet kemi folur për abauzime nga ana e zotit Rama me lejet e ndërtimit, por s’ka lezet të arrijmë deri në atë pikë sa të futet në burg. Alamet burri dy metra, të futet aty. Qetësohu Kaso! - Po 21 janarin kur zoti Basha ishte Ministër i Brendshëm, a do ta hetoni ju, zoti Rama? Rama: - Nuk është mirë Kasoja. Duhet bërë diçka për të, Luli. Nuk mund ta lëmë të vuajë. E shikon, flet përçart. Basha: - Duhet thirrur urgjenca sa më parë. Rama: - Po ç’urgjencë leshi thua, o Luli. Urgjenca s’ka naftë. Ku lë gjë Beqaj! Basha: - Ç’të bëjmë atëherë Edi? Rama: - Ta marrim dhe ta çojmë te doktori.

Basha: - don?

Rama: - Jo Luli, thashë “doktori” dhe jo te “Doktori” pastaj ç’ta shqetësojmë Salën për kaq gjë?!

- Nuk kam gjë, ju betohem. Kot që të shkoj në spital. Ore meqë përmenda spitalin, kjo Reforma në Drejtësi, a do të hetojë rrumpallën në shëndetësi këto 25 vjet?

Rama: - Ta marrim, them unë Luli. Nuk është mirë Kasoja. S’e kisha parë asnjëherë në këtë gjendje. Gjynah, është edhe i arsimuar…

- Nuk kam gjë, ju betohem. Meqë më kujtuat arsimin. Për licencat për universitetet private, do mbajë njeri përgjegjësi me këtë Reformën në Drejtësi?

Basha: - O burra Edi, ta marrim dhe të vizitojmë Kason. Koha nuk pret... Ta çojmë te Berisha, men-

Në atë çast zoti Rama dhe zoti Basha ua bënë me shenjë badigardëve të tyre që më mbërthyen dhe më ngritën peshë. Nuk mbaj mend gjë për ato çaste, vetëm mbaj mend që u përmenda pas 3- 4 orësh... Bisedoi me shaka: Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.