Nuk ka më tabu...

Mimoza Keta, një grua që i jep jetë jetës

Intervista - - AKTUALITET -

Ka mbaruar me dëshirë, pasion dhe rezultate shumë të larta Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1979, për t’u specializuar në obstetrikëgjinekologji. Nga ajo kohë, punon si mjeke obstetre-gjinekologe në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik të Tiranës, si dhe në klinikën laboratorike “Virhov”. Në këto vite, asnjë ditë nuk është shkëputur nga problemet shëndetësore të komunitetit femëror. Ajo është pranë tyre me komunikim të përditshëm në klinikë e spital, nëpërmjet medias së shkruar dhe vizive, në rrjetet sociale, si dhe duke komunikuar nëpërmjet uebsajtit bebaime.com...

Anila Kadija: - Doktoreshë Mimoza, duhet të jetë diçka shumë romantike t’i shërbesh jetës, t’i japësh jetë asaj...

Mimoza Keta: - T’u shërbesh njerëzve, të ndihmosh në shëndetin e grave dhe për më tepër, të jesh njeriu i parë që prek jetën, është mrekullia vetë. Ky është bekimi më i madh i obstetërgjinekologut. Jeta në këtë botë vjen në forma të ndryshme duke ruajtur trashëgiminë e specieve, por ne njerëzve, evolucioni na ka dhënë mundësinë e trashëgimit biologjik në formën më interesante dhe shumë të bukur. Ne nuk lindim thjesht për instinkt të trashëgimit biologjik. Ne lindim pasi kemi vënë si përparësi dashurinë midis dy gjinive. Të dy partnerët janë shumë të rëndësishëm në lindjen e jetës, por gruaja përjeton një dimension mbireal, për shkak të fillimit të jetës në brendësinë e saj, që përfundon kur mbaron ekzistenca e saj. Kjo është ndjenja e nënës, ku ndikojnë ndryshimet hormonale që nisin që në aktin e parë seksual, bëhen udhërrëfyes gjatë shtatzanisë dhe vazhdojnë me dashurinë mbi fëmijën, megjithëse ka sjellë paralelisht dhimbjen dhe lumturinë.

- Dhe jeni ju që i ndihmoni gratë në këtë mrekulli. Cila është rruga e një mjeku të mirë?

- Titulli “mjek”, fitohet me mbarimin e studimeve mjekësore, por profesioni i mjekut nuk është shkencë ekzakte, ku “një dhe një bëjnë dy” dhe me kaq përfundon dija. Mjekësia më së shumti është art dhe në asnjë moment nuk mund dhe nuk duhet të thua- sh “e mësova”, “ceka fundin”, apo se tashmë i di të gjitha. Mjekësia evolon çdo ditë. Po e le një ditë, ajo të lë mbrapa.

Për t’u bërë mjek duhet pasion dhe dashuri për profesionin; për t’u bërë mjek në shërbim të komunitetit, kërkohet shtim i dijeve duke u përditësuar me arritjet shkencore mjekësore brenda e jashtë vendit dhe, së fundi, që të jesh mjek duhet të marrësh përgjegjësi në diagnostikim dhe në trajtim.

- Na tregoni një rast ku e keni ndjerë forcën e profesionit mbi të keqen?

- Si çdo profesion, edhe profesioni i mjekut nuk ka vetëm histori suksesi. Jo rrallë mjekët ndodhen përpara pamundësisë për të dhënë ndihmën ndaj pacientit, jo për shkak të mosdijes. Edhe sot, mjekësia ndodhet përpara mosnjohjes së shumë rasteve që përfundojnë jo mirë. Në këtë moment, vjen në veprim forca për të mos u ndalur në profesionin që ke zgjedhur, duke kërkuar të mësosh mbi humbjen, që ajo të mos përsëritet.

- Ç’mund t’u këshillojmë lexueseve tona në lidhje me parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve që prekin ato?

- Problemi i parandalimit dhe trajtimit, është sa problem i sistemit mjekësor, aq edhe i kulturës mjekësore që duhet të ketë shoqëria. Në Shqipëri gjithnjë e më shumë po i kushtohet rëndësi parandalimit mjekësor me sistemin shëndetësor parësor dhe në chek- up. Duke e bërë këtë në sistemin shëndetësor, tentohet ndryshimi i mentalitetit të komunitetit, se ësh- të më lehtë të parandalohet sëmundja sesa të trajtohet. Në drejtim të parandalimit, një ndihmesë shumë të mirë kanë dhënë dhe japin OJFtë.

- Na tregoni një ngjarje që nuk ju hiqet nga kujtesa...

- Kur vlerësoj ecurinë time profesionale, ndiej kënaqësi dhe privilegj që kam punuar në këtë profesion. Eksperiencat e bukura janë të pafundme, sidomos këto dhjetë vitet e fundit dhe pres eksperienca akoma më të bukura. Tani, besoj se edhe ti Anila, po pret me padurim të dëgjosh eksperiencat më të bukura të profesionit tim. Nuk po të mbaj gjatë dhe po ta shuaj kureshtjen. Eksperiencat më të bukura, janë pritja e fëmijëve të nënave që i kam pritur me duart e mia përpara 20-30 vitesh, apo më shumë. Po pres me padurim pritjen e fëmijës së brezit të tretë, gjyshen dhe nënën e të cilit, i kam pritur unë kur kanë ardhur në jetë.

- Si është Moza nënë dhe bashkeshorte?

- Që të jesh bashkëshorte e nënë e mirë dhe të ushtrosh profesionin në mënyrë të suksesshme duhet ta jetosh, shfrytëzosh dhe përpjesëtosh kohën në mënyrë racionale. Shpresoj t’ia kem dalë. Me kalimin e viteve, raportet bashkëshortore, nënë dhe profesion, ndryshojnë, por kam kuptuar që e rëndësishme është të mbash një ekuilibër që kënaq shumë mirë, apo mjaftueshëm të gjithë faktorët. Së shpejti, do bëhem gjyshe dhe sinqerisht, nuk e di se ku do ta “vjedh”

(Vijon në faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.