Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

Zoti Sali Berisha, dyshoj që më kanë përgjuar më atë pajisjen e përgjimit me emër të bukur. Arsyeja pse dyshoj është se kam qenë në komisariat këto ditë për verifikim pasi qëllova të isha pa dokumente natën vonë…

Policët nuk i kishin kapur normat e këtyre ditëve dhe kapnin për verifikim kë të mundnin; edhe gjyshja ime do t’u dukej e rrezikshme. Nejse, u kapa me policët sepse nuk kisha bërë asnjë shkelje dhe më mbanin pa të drejtë në komisariat. Në acarim e sipër njëri prej tyre më quajti “brekëgrisur”. Kjo është provë e rëndë që ata më përgjojnë telefonin. Edhe kur nuk jam duke folur, ata janë në gjendje të marrin vesh se çfarë bëj unë… Nga e dinte polici që unë vuaj nga majasëlli?!… Këta janë të frikshëm, zoti Berisha, dinë çdo gjë për gjithkënd, imagjino, kur kanë informacione edhe për majasëllin tim! Pa humbur kohë, po ju dërgoj një foto të brekëve... Përgatiti: Speci Djegës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.