Luana, tani me një projekt të ri

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E mërkura mbrëma ka qenë nata e Beatrix Ramosajt! Kjo ka qenë nata kur bukuroshja kosovare ka festuar 22 vjetorin dhe ka mbledhur njerëzit më të dashur për ta kaluar mes tyre këtë mbrëmje të veçantë të jetës së saj. Momente të bukura kanë qenë edhe ato gjatë hapjes së dhuratave, më interesantja mes të cilave ka qenë ajo e vëllait, Albanit. Këngëtari i ri, Alban Ramosaj, e ka surprizuar motrën me dy bileta udhëtimi; për të dhe të dashurin e saj, Ervinin.

Ato që shihni janë vetëm disa prej dhuratave të postuara nga vetë këngëtarja në Snapchat- in e saj, pasi ajo aktualisht do të jetë diku në botë, duke shijuar udhëtimin dhuratë me të dashurin.

Përfundimi i sezonit të programit “E Diell”, ka shënuar fundin e një projekti dhe nisjen e një tjetri për Luana Vjollcën. Moderatorja simpatike nuk ka pritur aspak për t’u përfshirë në projektin e radhës; nga studioja e “E Diell” në një studio muzikore, nga ku pritet të dalë kënga e saj më e re. Katër këngët e realizuara deri më tani, vetëm sa ia kanë shtuar asaj dëshirën për t’u marrë me muzikë dhe fotoja që ka ndarë me fansat në Instagram, paralajmëron këngën numër 5 në repertorin e saj. Nuk e kanë penguar në rrugën e saj as kritikat e shumta që nuk kanë munguar në karrierën e saponisur prej këngëtareje të prezantueses. Megjithatë, 26 vjeçarja është treguar e hapur me të gjithë duke sqaruar këdo që kishte rezerva për aftësitë e saj vokale, se bëhej fjalë për një pasion dhe se kjo ishte një gjë që ajo e bënte për qejf. Sa i përket këngës së re, Luana është mjaftuar me këtë foto, duke mos dashur të zbulojë më shumë, ndërsa ne mbetemi me kureshtjen nëse ky do të jetë sërish një bashkëpunim apo një këngë solo. Sidoqoftë, nëse jo për zërin, është e sigurt se për lukun dhe performancën, Luana do t’ju mbajë mbërthyer pas ekranit.

Të ftuar në mbylljen e sezonit të programit “E Diell” në Top Channel, producentja dhe moderatori i eventit muzikor “Top Awards”, Lori Hoxha dhe Ledion Liço, kanë qenë pjesë e lojërave të zhvilluara gjatë emisionit. Nuk kanë munguar energjia, humori dhe batutat që i kanë dhënë ngjyra pjesëmarrjes së tyre në program, duke e ertin e mban gruaja, ai ka thënë: “Momentalisht, po!”. Ndërsa sa i përket projektit të tij të parë muzikor dhe polemikave që e kanë shoqëruar, ai tregon se për të, rëndësi ka vetëm mendimi i Era Istrefit e cila i ka sugjeruar të mos mërzitet nga komentet që do të vijnë, pasi edhe atë e kishin sharë në fillimet e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.