Anxhela Martini, me një dhuratë super luksoze

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Të qenit modele ka avantazhet e veta, por të qenit një modele si Anxhela Martini, ka shumë më shumë. Bukuroshja shkodrane duket se po jeton periudhën e saj më të mirë, rrethuar nga dashuria të cilën miliarderi rumun, Dragos Savalesku, nuk ngurron t’ia demonstrojë me dhurata të njëpasnjëshme. E radhës është një makinë super luksoze dhe e shtrenjtë që Anxhela pasi e ka bërë publike në snapchat, shprehet se dyshon nëse do të dijë ta përdorë. Mercedes GLK e tipit më të ri është lloji i makinës me të cilën do ta shihni modelen tani e tutje. Ajo e quan atë “makina e ëndrrave” dhe pozon me krenari pranë saj. Pyesim veten nëse kjo është një dhuratë thjesht e zakonshme e të dashurit sipërmarrës apo një formë e tij për të kërkuar ndjesë?! Nëse besojmë këtë të fundit, atëherë edhe faji që shoqëron dhuratën do të ketë qenë jo lehtë i falshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.