Sarasi kthehet në Dubai pa Kumudin

Intervista - - TELENOVELA -

Gumani përpiqet t’ia bëjë gjithnjë e më të vështirë jetën Kumudit, duke ia vënë në dukje sapo të mundet, se ata u përkasin shtresave të tjera shoqërore dhe se ajo nuk është bërë për të jetuar në Dubai. Megjithatë, romanca mes dy të rinjve vazhdon njësoj. Nga ana tjetër, Gumani bëhet xheloze që edhe Laksminandani është shumë i dhënë pas Kumudit...

Gumani bind Kumarin të martohet

mudi i tregon se do të veshë sarin që i ka bërë dhuratë Sarasi. Atëhere Gumani ia dhuron sarin Kumarit, së cilës i thotë fshehurazi të mos harrojë t’i dërgojë fotot e dasmës së saj. Dani i afrohet Kumarit dhe vë re se ajo është shumë e tensionuar. Sarasi dhe Kumudi shkëmbejnë unazat, duke e shpallur zyrtarisht fejesën e tyre. Të gjithë janë të lumtur, përveç Gumanit, e cila nuk harron ta nxisë edhe një herë Kumarin që të largohet prej aty. Dani del jashtë për të kërkuar grupin muzikor që nuk ka ardhur në festë, siç ishte vendosur. Ndërsa shkon në shtëpinë e tyre, ai shikon Kumarin. Ai i telefonon Sarasit, i cili del menjëherë nga fejesa pa i treguar askujt se çfarë i thanë në telefon dhe përse doli. Kumari ndërkohë shkon në tempull ku takon të atin dhe Umeshin, që janë përgatitur për martesën e tyre. I ati përpiqet ta bindë se po bën atë që duhet, ndërkohë që Umeshi nxiton që martesa të bëhet sa më shpejt dhe nënqesh me babain e Kumarit. Kjo e fundit është shumë e tensionuar... sit, ashtu si ai nuk lejoi martesën e tij. Gumani, nga ana tjetër, e siguron Kumarin se do ta ndihmojë të martohet, para se ajo të ikë prej andej. Sarasi i tregon Kumudit të vërtetën në lidhje me Kumarin. Kumudi shkon te Kumari dhe përpiqet ta bindë se vendimi që kishte marrë ishte i gabuar...

Sarasi do të kthehet në Dubai

Në mëngjes, Laksaminandani njofton se për shkak të ardhjes së një klienti të rëndësishëm, familja e tij duhet të kthehet në Dubai dhe se do të vijnë dy ditë para dasmës. Sarasi këmbëngul të shkojë edhe ai me ta pasi duhet të jetë i pranishëm në mbledhje. Ata vendosin të lënë vetëm Danin në shtëpinë e Vidias. Kumudi nis të qajë e trishtuar. Dogba bën të mundur që ajo të takohet me Sarasin në tarracë, para se ai të ikë, por Sani i kërkon këtij të fundit të shkojë me të shpejtë se e kërkon i ati. Kështu, kur Kumudi shkon aty, Sarasi ka ikur, ndaj edhe ata të dy nuk ndahen dot me njëri-tjetrin.

Kumari e pyet Gumanin se si do ta ndihmojë me martesën e saj tani që po ikën. Gumani i premton e do të kthehet shumë shpejt dhe i jep numrin e saj të telefonit që ta lajmërojë për gjithçka që do të ndodhë. Gumani i fut në mendje Kumarit se ndoshta Kumudi po intrigon kundër saj. Dogba i gjen ato të dyja duke folur dhe më vete e paralajmëron Kumarin që kurrë të mos marrë këshilla nga ajo grua. Kumari është shumë e tensionuar dhe kjo i bie në sy së ëmës, e cila nuk e kupton se çfarë e shqetëson vajzën e saj.

Ndahen dy të rinjtë

Laksminandani, Gumani, Sani dhe Sarasi nisen për në Dubai dhe ky i fundit nuk arrin dot të flasë me Kumudin, e cila e sheh të largohet me lot në sy. Ajo shkon të lutet që ta takojë edhe një herë Sarasin dhe dëshira e saj bëhet realitet, pasi Sarasi kthehet për t’i thënë asaj “mirupafshim”. Ata premtojnë se nuk do ta harrojnë njëri-tjetrin dhe Kumudi i dhuron atij një kuti me bojëra, duke i thënë se ia ka mbyshur jetën me ngjyra. Sarasi, nga ana e tij, i jep një copë të bardhë dhe i lutet ta mbajë ashtu, të pastër, derisa të vijë ai dhe të sjellë shtatë ngjyrat e ylberit... Dy të rinjtë ndahen, të trishtuar.

Në ditët në vazhdim, Sarasi vazhdon jetën e tij në Dubai, ndërsa Kumudi vazhdon të jetë e trishtuar në shtëpinë e saj, duke pritur në çdo moment një telefonatë apo një mesazh nga Sarasi. Nëna e madhe mundohet ta qetësojë. I hutuar, duke folur në telefon me Kumudin, Sarasi harron se duhet të marrë një klient në aeroport. Gumani përfiton nga kjo për t’i thënë të shoqit se, nëse kjo marrëveshje nuk bëhet, atëhere është faji i Kumudit dhe i Sa- rasit.

P ë r çudinë e Gumanit, Laksminandani e shikon pozitivisht këtë çështje. Ai thotë se është një gjë shumë e mirë që Sarasi ka ndryshuar aq shumë sa ka filluar të marrë nga koha e punës për t’ia kushtuar Kumudit dhe se kjo dashuri e ka ndryshuar atë për mirë. Gumani vendos të bëjë një plan tjetër për të ndarë dy të rinjtë...

Pavarësisht gabimit të bërë, Sarasi bën një prezantim të suksesshëm, duke arritur ta lidhë kontratën e rëndësishme për të cilën u kthyen në Dubai. Laksminandani e prezanton të birin si personin që i ka dhënë suksesin kompanisë së tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.