Sarasi e Dani pengojnë martesën e Kumarit

Intervista - - TELENOVELA -

Laksminandani vendos të bëjnë një festë fejese për dy të rinjtë dhe të gjithë nisin përgatitjet. Gumani përfiton për t’i propozuar Kumarit ta braktisë shtëpinë e të shkojë pranë Umeshit. Kumari ndihet e pasigurt, por Gumani i propozon të përfitojë nga rrëmuja e përgatitjeve për t’u larguar, pasi e ëma e meriton, duke qenë se ajo e mbajti larg të atit për kaq shumë kohë.

Gumani nis të tallet me Kumudin se çfarë do të veshë në darkën e fejesës së saj, por Kumudi tashmë e ka gati sarin, që ia ka dhuruar Sarasi. Dy të rinjtë kalojnë momente romantike së bashku. Edhe Danit i pëlqen Kumudi dhe ia shpreh këtë të atit. Ky i fundit, blen një unazë të shtrenjtë për nusen e të birit. Tashmë e gjitha situata i ka dalë nga kontrolli Gumanit, e cila ndihet shumë keq mes gjithë këtyre që po ndodhin. Babai i Kumudit nis të qajë duke menduar se tashmë Kumudi do të largohet prej tyre, gjë që i prek të gjithë. Për t’i treguar se Kumudi do të jetë gjithnjë me ta, Sarasi organizon një bisedë me video në kompjuter mes dy familjeve. Vidia i thotë se ai tashmë është djali i tij.

Kumari i telefonon Umeshit dhe i kërkon ta presë bashkë me të atin, pasi dëshiron që të martohen që atë natë. Gumani i dëgjon këto fjalë dhe e përgëzon për kurajën e saj. Kumari është ende e pavendosur plotësisht, por Gumani e bind duke i thënë se nëse Umeshi nuk do të ishte një njeri i mirë, babai i saj nuk kishte për ta pranuar. Ajo i kërkon të bëhet e bukur, në mënyrë që Umeshi të martohet menjëherë me të.

Sarasi e Kumudi shkëmbejnë unazat

Gumani shkon te Kumudi dhe i thotë se i ka sjellë dhuratë një sari, meqenëse nuk ka çfarë të veshë në festën e fejesës, por Ku-

Në momentin që Umeshi do të firmosë dokumentin e martesës, vjen Sarasi me Danin dhe e pengojnë martesën. Sarasi i thotë babait të Kumarit se ai është vëllai i saj dhe se nuk e lejon të bëjë një gjë të tillë.

Sarasi e merr Kumarin në shtëpi, duke i thënë se ai nuk mund të lejojë që dikush të tradhtojë Dugbën. Dani ndërhyn, por Umeshi thotë se ai është inspektor policie dhe se Kumari po martohet me të me dëshirën e saj.

Dugba nga ana e saj është e shqetësuar që nuk po e gjen dot Kumarin dhe Gumani i thotë se ndoshta ajo ka ikur nga shtëpia. Mes të gjithë tensionit të krijuar nga mungesa e Kumarit, Sarasi dhe Dani e sjellin atë në shtëpi. Gumani shokohet kur e shikon atë në kthehet. Sarasi e mbulon atë që ka bërë Kumari duke thënë se kishte shkuar t’u çonte ëmbëlsira shoqeve të saj. Umeshi, i zemëruar, vendos të mos e lejojë martesën e Sara-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.