Dilara e përzë Hazallin nga shtëpia

Intervista - - TELENOVELA -

Dilara i tregon Xhihanit se Ozani ka filluar punë në një dyqan makinash, me shpresë se ai do ta ndihmojë ta bindin Ozanin të ikë nga aty, por Xhihani e pret shumë mirë këtë lajm. Edhe një herë tjetër, Dilara e ndien se është shumë larg prej tij... Kerimani vazhdon t’i bëjë shantazh Hazallit me videon ku e ka regjistruar duke ecur. Ajo i kërkon ta marrë në shtëpinë e saj, përndryshe videon do ta shohin të gjithë... ikë fshehurazi, por Rahmiu e ndalon dhe asaj i bien vathët e Dilarës nga çanta. Dilara nuk arrin dot ta besojë se pas gjithë këtyre që kanë bërë, njerëzit e Hazallit tashmë kanë nisur edhe ta vjedhin... Hazalli i lutet Dilarës ta falë, duke i thënë se gjithçka e ka bërë vetëm për të patur dashurinë e saj, por tashmë vendimi është marrë dhe Dilara tregohet shumë e ftohtë me të...

Ndërsa përgatitet për të dalë, në punën e Gylserenit vjen Nuraji bashkë me beben. Ajo i thotë se ka një dhimbje të madhe koke, ndaj ka ndaluar aty. Gylsereni i jep ujë dhe i kërkon të ikë sa më shpejt sepse do të mbyllë dyqanin.

Ndërkohë, Dilara i telefonon Gylserenit për t’i kërkuar të vijë të marrë Hazallin, pa i dhënë asnjë shpjegim. Ndërsa përgatitet të dalë, Nurajit i bie të fikët dhe Gylsereni nuk ka ku të lërë beben, që ajo e ka me vete, ndaj shkon bashkë me të në spital, pavarësisht se mendjen e ka te Hazalli.

Haruni planifikon rrëmbimin e Ozanit

ni. Ai planifikon rrëmbimin e tij. Ozani dhe Xhansuja dalin me makinë së bashku, por disa njerëz të dërguar nga Haruni për të rrëmbyer Ozanin, i ndalin në rrugë dhe i futin në makinën e tyre. Një nga njerëzit e Harunit i telefonon atij për t’i thënë se kanë marrë djalin dhe një vajzë që ishte me të, gjë që e tërbon Harunin. Ai u thotë se plani ishte të merrnin vetëm djalin dhe se tani, duhet t’i lirojnë të dy. Burrat i lirojnë Ozanin e Xhansunë, duke u thënë se kanë ngatërruar persona... Haruni tërbohet nga paaftësia e njerëzve që ka dërguar dhe për këtë zbrazet te Xhandani...

Dilara akuzon Gylserenin për gjithçka

Kerimani ikën me të shpejtë nga shtëpia e Dilarës, pasi ata i thonë se do të vijë ta marrë policia për shkak të vjedhjes. Në nxitim e sipër, Kerimani harron celularin. Gylsereni i telefonon Kerimanit për t’i treguar për Nurajin, por Dilara, ndërsa sheh emrin e Gylserenit në ekranin e telefonit, mendon se ajo ka bashkëpunuar me Kerimanin për të mbajtur të fshehtë faktin që Hazalli tashmë është shëruar...

Hazalli bën edhe një përpjekje tjetër për të manipuluar Dilarën, duke bërë sikur do të hidhet në det, por Dilara i kthen kurrizin dhe ikën. Kur Ozkani shkon në spital dhe i dorëzon atij Xhanin, Gylsereni niset me taksi për te Hazalli. Ajo lumturohet kur e sheh Hazallin në këmbë dhe nuk e kupton dot se pse të gjithë janë të nervozuar para një mrekullie të tillë. Dilara e Rahmiu e akuzojnë Gylserenin se ajo e ka ditur që Hazalli është shëruar, por e ka mbajtur të fshehtë, pasi vetëm kështu do të mund të qëndronte ajo vetë në shtëpinë e tyre. Gylsereni nuk kupton asnjërën nga këto akuza, deri në momentin kur ata i tregojnë videon në celular dhe ajo zhgënjehet gjithashtu plotësisht nga Hazalli...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.