Dy personazhe të reja në telenovelë!

Intervista - - TELENOVELA -

Në telenovelë do të futen së shpejti dy personazhe të reja, që do të jenë njëkohësisht edhe partnerët e Ozanit dhe Xhansusë.

I pari është Denisi, djaloshi që Xhansuja e njeh nëpërmjet babait të saj, Ozkanit. Fati i nënës së Denisit, kryqëzohet me atë të Nurajit, në momentet e fundit të jetës së saj. Bashkimi i Denisit me Xhansunë do të jetë shumë i fortë, ndonëse do të përballet me sfida të reja, që kanë të bëjnë me histori të kaluara të gjyshit të saj, Rahmiut, me nënën e Denisit... Personazhi i dytë është Zejnepi, të cilën Ozani e shpëton nga ish-bashkëshorti i saj i dhunshëm. Ky i fundit merr hak ndaj tij duke e plagosur rëndë, por kjo, vetëm sa e forcon lidhjen mes Ozanit dhe Zejnepit, e cila ka edhe një vajzë të vogël. Shumë ngarje të reja do të pasojnë edhe lidhjen mes çiftit simpatik...

Funda Gyraj është shumë e njohur si imazh i disa firmave në Turqi. Aktorja ka lindur në vitin 1988 dhe ka luajtur në disa telenovela të suksesshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.