Nëse ndodh kështu... ndahuni!

Intervista - - INTIMITET -

Mes jush dhe atij gjërat nuk janë më si më parë dhe ju nuk e dini nëse duhet të ndaheni, apo? Ja, disa arsye që duhet t’ju shtyjnë t’i jepni fund lidhjes:

1. Ai ju konsideron pronë të tijën

Fillimet idilike gjithmonë ia lënë vendin rutinës, por kur ai ju konsideron si pronë të tijën dhe është i kënaqur prej kësaj, është momenti për t’i dhënë fund kësaj lidhjeje. Nëse ai nuk vazhdon të sillet mirë, ose e lë veten pas dore, kjo do të thotë se ai nuk ju konsideron më si një person të veçantë. Nëse ai i ka ndërprerë përpjekjet, është mbase momenti t’i bëni gjërat më pikante mes jush.

2. Ai është i papjekur

Gjithë çfarë dëshiron ai të bëjë është të luajë në kompjuter dhe të shohë televizor. Më keq akoma, ai është akoma “djalkë mamaje”. Mbase ka ardhur momenti t’i vini kartat mbi tavolinë dhe të shihni nëse doni të dy të njëjtat gjëra.

3. Ai nuk bën asnjë kompromis

Lidhja në çift bazohet mbi kompromiset dhe ju nganjëherë duhet të bëni lëshime për partnerin tuaj. Megjithatë, kjo gjë duhet të jetë reciproke. Nëse ju jeni e vetmja që jepni dhe nuk merrni asgjë në shkëmbim, ka ardhur koha të ndryshoni. Nëse ai nuk bën asgjë për ju, është prova që ai interesohet më shumë për veten sesa për ju...

4. Ai ju bën të vuani

Kur lidhja e një çifti është drejt fundit, zënkat janë më të shpeshta dhe disa detaje të vogla, kthehen në subjekte të zënkave të mëdha. Nëse historinë e tyre. “Ata duan të shpjegojnë pse duan të divorcohen dhe të vërtetojnë se ata kanë të drejtë, por në realitet, kjo nuk ka rëndësi në sallën e gjyqit.” Avokati paguhet për tjetër punë. Për këtë arsye, më mirë takohu me një psikolog para se të kontaktosh me një avokat. Kështu, mbase ke edhe shpresë për t’i evituar fare avokatët dhe divorcin. ai ju tradhton, ju trajton keq dhe ju ndiheni fatkeqe në këtë lidhje, ka ardhur koha t’i jepni fund lidhjes dhe të vazhdoni jetën tuaj.

5. Ai nuk do të angazhohet seriozisht me ju

Nëse ju jeni gati të martoheni me të, por atij i duken se gjërat janë mirë kështu si janë, është e qartë se keni pritshmëri të ndryshme. Mbase ka ardhur koha të gjeni dikë që ndan të njëjtat parime me ju.

6. Ai nuk bën më dashuri me ju

Nëse bëni më rrallë seks, ose fare, është e qartë se gjërat nuk funksionojnë më mes jush. Kjo mungesë intimiteti ju shtyn të ndiheni më pak joshëse, por mund të fshehë edhe një arsye më të thellë. Sido që të jetë, kjo është një shenjë e qartë se lidhjes i ka ardhur fundi.

7. Ai është posesiv

Nëse partneri juaj ju dikton edhe tani se çfarë duhet të vishni apo jo, nëse ndërhyn në lidhjet tuaja shoqërore, ose përpiqet t’ju manipulojë, ka ardhur koha ta rimerrni në konsideratë lidhjen. Ju nuk duhet të lini askënd t’ju thotë se çfarë duhet ose nuk duhet të bëni. Ky kontroll tregon se ai nuk ju respekton dhe kjo shpejt mund të kthehet në agresion. Më mirë lëreni, do të jeni më e lumtur.

8. Ju nuk keni më besim tek ai (ose anasjelltas)

Besimi qëndron në bazë të një lidhjeje të lumtur. Nëse ju dyshoni se partneri ju tradhton, ose e kontrolloni telefonin e tij rregullisht, ka ardhur koha të rivlerësoni lidhjen. Ekziston një arsye që ju shtyn të dyshoni tek ai dhe, nëse ju nuk mund të keni besim tek ai, ka ardhur momenti të largoheni dhe të mos e ktheni më kokën prapa.

9. Ai ka ndikim të keq te ju

Nëse partneri juaj drogohet, pi ose ka shokë që ju nuk do t’i takonit kurrë, mbase ka ardhur koha të pyesni veten si keni arritur të lidheni me të?! Pse e zgjodhët? Në krah të tij ju ndiheni e fortë, e lumtur dhe gati për të zhvendosur malet? Nëse përgjigjja është jo, atëherë ndërroni kapitull.

10. Mes jush ka vetëm seks

Mbase partneri ju jep shumë kënaqësi në shtrat, por nëse ai nuk do të kalojë tjetër kohë me ju, përveç asaj kur jeni lakuriq, atëherë lidhja juaj nuk ka shumë shpresa.

Ju qe keni strese, ankth, fiksime, brenga, nervozizem, dhimbje koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshe, drejtohuni te Psikolog, Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme edhe me neuropsikiatrin Dr. Abaz Quko. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit Selman Stermasi (ish-Dinamo), tek nisja e autobusëve për Athinë. Merrni ne Cel. 0692255562 per të fiksuar takimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.