10 gjëra që duhet t’i dini para se të martoheni

Ekspertët e divorceve këshillojnë

Intervista - - INTIMITET -

1. Kontratat paramartesore nuk janë vërtet të nevojshme

Në fakt, ato mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa mirë në një lidhje. “Shpesh kontratat paramartesore ia bën njëra palë tjetrës disa javë, ose edhe disa ditë para martesës, thotë një specialist. Ato janë shtrënguese, të njëanshme dhe të dëmtojnë emocionalisht. Sido që të jetë, ekzistojnë ligje që i mbrojnë të dyja palët”. Nëse njëri, ose të dy këmbëngulni për të bërë diçka të tillë, të shkruar, atëherë është mirë ta bëni shumë kohë para dasmës.

2. Zakonet e shpenzimit të parave duhen diskutuar seriozisht

Sigurisht, jo në takimin e parë, por në momentin e duhur dhe jo shumë vonë, këto gjëra duhen diskutuar seriozisht. “Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është për një çift të kenë të njëjtat qëllime dhe zakone financiare”, thotë Xhoslin Dejvis, president i Akademisë Amerikane të Avokatëve të Martesave. “Megjithëse njerëzit mund të ndryshojnë, martesa fillon me këmbë jo të mbarë, nëse pret që partneri/ja, i cili/e cila nuk e ka pasur problem ta ketë kartën e kreditit me borxhe gjatë gjithë jetës së tij, të ndryshojë sapo ktheheni mbrapsht nga muaji i mjaltit”.

3. Secili duhet ta menaxhojë mirë buxhetin e vet

Arsyet më të shpeshta të divorceve janë paratë e tradhtia dhe ndodh shpesh që e dyta vjen si pasojë e së parës. “Paratë shkaktojnë konflikte dhe atëherë njerëzit shpesh kërkojnë mënyra të tjera për të kënaqur veten e duruar situatën dhe kjo mund të përfshijë një të tretë”. Çiftet duhet të kenë një komunikim të hapur në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet, si edhe me qëllimet financiare afatshkurtra dhe afatgjata.

4. Një sistem mbështetës është i nevojshëm

Martesa nuk është një ishull i veçuar. “Shpesh an- gazhimi për t’u martuar mbështetet edhe te ndihma e familjarëve dhe e miqve”, thotë specialisti. “Nganjëherë çiftet kalojnë probleme dhe në këto raste është e vështirë të mos u drejtohesh njerëzve që mund të të mbështesin”. Por, mos u shqetësoni nëse u pohoni miqve dhe familjes se lidhja juaj ka nevojë për ndihmë, sepse ata mund të jenë këshilltarët më të mirë në këtë rast.

5. Ti po “marton” edhe paratë e tua

Na vjen keq, por është e vërtetë. Edhe sikur të vendosni t’i mbani llogaritë bankare të ndara, përsëri do të krijoni edhe një llogari të përbashkët. “Duke folur nga ana financiare, martesa krijon një njësi ekonomike. Gjithçka që fiton gjatë martesës (prona, para, etj.), konsiderohen si fond martesor dhe mund të ndahen në dysh në rastin e një divorci. Meqë ju ndani së bashku borxhet dhe të ardhurat, do të ndani edhe rreziqet dhe shpërblimet e investimeve që do të bëni”.

6. Regjistrojini mirë paratë tuaja

Edhe nëse nuk e keni në plan të divorcoheni (shumica e njerëzve nuk e mendojnë kurrë këtë në ditën e dasmës), ju duhet të keni regjistruar paratë që kishit në bankë para se të martoheshit. Nëse burri ka pasur 100 mijë $ në bankë, është detyra e tij të provojë se i kishte ato para se të martohej. Është gjithashtu detyra e tij të tregojë se nuk ka marrë para nga fondi martesor për t’i futur në këtë llogari. Pa dokumentacionin e duhur që të provojë se çfarë ka qenë juaja dhe nuk është përzier me paratë e çiftit, kjo do të përfshihet në paratë që do të ndahen gjatë divorcit.

7. Divorcet marrin kohë dhe para

Dasmat janë të kushtueshme, por edhe divorcet, mos kujtoni se kushtojnë pak. Kështu, nëse e keni me dy mendje, mendojeni edhe një herë... Sa më shumë të kërkoni që procedurat të përshpejtohen, aq më shumë rritet çmimi që duhet të paguani. Sigurisht, çdo situatë është e ndryshme dhe varet nga konsensusi i të dy palëve.

8. Ti nuk mund të marrësh gjithçka, vetëm se tjetri ka tradhtuar

Është normale të ndihesh i/e zemëruar nëse tjetri të ka tradhtuar dhe të duash t’i marrësh gjithçka, por kjo nuk është e mundur. Në shumicën e rasteve, tradhtia e njërit prej bashkëshortëve nuk i jep të drejtë tjetrit që të marrë gjithë paratë e çiftit. Paratë dhe pronat do të ndahen në mënyrë të barabartë, si zakonisht.

9. Divorci shoqërohet me një periudhë zie

“Njerëzit shpesh çuditen nga ndjesia e humbjes, edhe kur ata mezi presin të fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre”, thotë specialisti. Ndryshimi shpesh është turbullues. Në këto raste ndryshon statusin, duke kaluar nga i martuar në i divorcuar dhe kjo ndryshon konceptin që ti ke për veten dhe mënyrën se si të tjerët lidhen me ty.

10. Avokati nuk është psikologu yt

Kur takohen me avokatët e divorcit, njerëzit kanë tendencë t’u tregojnë gjithë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.