Në të 30-tat

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Ndërkohë që rritemi, hormonet ndryshojnë, pakësohet ritmi i metabolizmit, kështu që ne shtojmë më lehtë dhe e kemi më të vështirë të biem në peshë. Sipas specialistëve, pas moshës 30 vjeç dhe në çdo dhjetëvjeçar ndodh një pakësim i ritmit të metabolizmit me 10%. Në realitet, ai që ndodh, është pakësimi i sekretimit të hormonit të rritjes, i cili nxit metabolizmin dhe shtohet kortizoli, që e pakëson. Si pasojë, një mesoburrë shton më lehtë në peshë në krahasim me një të ri, edhe kur bën rregullisht fizkulturë dhe bën kujdes në të ngrënë. Por, çfarë ndodh tek oreksi dhe dëshira për të ngrënë në çdo dhjetëvjeçar të jetës? Uria është rezultat i një kombinimi hormonesh, aktiviteti trupor, gjumi dhe gjendjeje psikologjike.

Në këtë moshë vihen re shpesh sjellje ekstreme; ose uri e pakontrolluar, ose mungesë dëshire për ushqim. Hormoni kortizol luan rol në të dyja rastet. Te gratë një rol të rëndësishëm luan edhe cikli hormonal, ardhja e të cilit zakonisht shton dëshirën për të ngrënë. Veçanërisht të formohet me 20 lëvizje ose edhe më pak.

- Në botë konsumohen afro 2 litra vaj/ditë për njeri.

- Fluturat e shijojnë ushqimin me këmbë.

- Pavarësisht nëse vrapon, apo ecën, njeriu djeg 60 kalori/km.

- Truri përbën vetëm 2% të masës së trupit të njeriut, por djeg afro 20% të energjisë së tij.

- Thellësia mesatare e oqeaneve është 4.3 km.

- Uji i rubinetit kushton 250-10000 herë më pak sesa uji i shisheve.

- Macet e zeza konsiderohen një ogur i keq në SHBA, por i mirë në Japoni.

- Popullsia e kangurëve në Australi nganjëherë ia kalon numrit të banorëve të saj, në raportin 2 me 1.

- Forma e veshit të një njeriu mund të përdoret për ta njohur atë me një siguri 99.6%.

- Pirja e kafes mund t’i ndihmojë disa njerëz të rrojnë më gjatë. (Vijon numrin e ardhshëm) kujdesshme duhet të jenë gratë shtatzëna. Sigurisht, shtatzania është një gjendje që shton oreksin, por nuk duhet të hani sasi shumë të mëdha. Sido që të jetë, embrioni i merr substancat që i nevojiten nga nëna. Ajo që duhet të bëni është të konsumoni ushqime të pasura me kalcium, hekur dhe vitamina.

Në të 40-tat

Në këtë dhjetëvjeçar mund të krijoni rezistencë ndaj insulinës. Kur trupi nuk e përdor si duhet insulinën, shtohen nivelet e sheqerit në gjak, në vend që sheqeri të shkojë në qeliza, që të përdoret si burim energjie prej tyre. Në këtë rast, kur qelizat nuk marrin sheqer, pra, energji, mund të ndiheni vazhdimisht të uritur.

Në të 50-tat

Pakësimi i estrogjeneve gjatë menopauzës mund të krijojë dëshirë të fortë për sheqer dhe karbohidrate. Kjo është një nga arsyet pse gratë shtojnë në peshë në moshën e mesme. Paradoks, sipas rezultateve të studimeve, është që gratë në menopauzë, megjithëse u shtohet oreksi, hanë një sasi më të vogël ushqimi.

Në të 60-tat

Me gjithë mendimin e gabuar se stomaku tkurret me kalimin e moshës, shumë njerëz pas të 60-tave dobësohen, sigurisht, për arsye të tjera. Kjo ndodh ngaqë truri mund t’i japë mesazhet e gabuara trupit se është i ngropur, ndërkohë që në realitet nuk është kështu. Kur rënia në peshë është e madhe pa ndonjë arsye të dukshme, njeriu duhet të kërkojë shkakun, sepse ka gjasa të vuajë nga ndonjë problem shëndetësor.

Edhe marrja e ilaçeve është një faktor që ndikon tek oreksi, sepse ndryshon shijet dhe than gojën. Për pasojë, të ushqyerit kthehet në një proces të pakëndshëm. Së fundmi, një nga simptomat e demencës (budallallepsjes) pas moshës 65 vjeçare është edhe ndryshimi i zakoneve të të ngrënit. Njerëzit e sëmurë prej saj, kur kanë uri, nuk mund ta organizojnë mendimin e tyre dhe për pasojë, harrojnë të hanë. gradë celsius. Priteni kungullin në feta të holla, por pa shkuar deri në fund. Për t’u ndihmuar për këtë, vini dy shkopa të hollë anës kungullit, që pengojnë thikën të shkojë deri në fund. Prisni edhe domaten dhe mocarelën në feta të holla dhe pastaj futni nga një thelë domate dhe mocarela në të prerat e kungullit. Hidhni pak pesto, kripë, piper dhe vaj, vini në fund edhe gjethet e borzilokut në mes të fetave. Piqeni për afro 30 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.