Kuriozitete

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

- Vetëm 10% e popullsisë së botës jeton në hemisferën e jugut.

- Qimet e një ariu polar nuk janë të bardha, por transparente.

- Gjatë jetës së vet, një njeri ecën aq shumë sa mund t’i kishte rënë katër herë rrotull Hënës.

- Ananasi nuk është një frut i vetëm, po një grup frutash të shkrirë së bashku.

- Bretkosa dem nuk fle kurrë.

- Afro 97% e ujit në Tokë nuk është i pijshëm.

- Diametri i Hënës është më i vogël se distanca nga Nju Jorku në Los Anxhelos.

- Afro gjysma e njerëzve së Manhanatanit jetojnë vetëm.

- Deri tani, 12 njerëz kanë shkelur në Hënë. Që të gjithë kanë qenë burra amerikanë.

- Flamingot e marrin ngjyrën e tyre karakteristike nga ushqimi që hanë.

- Kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë dhe që jeton ende është balena blu.

- Zemra jonë rreh më shumë se 100 mijë herë në ditë.

- Vetëm 20% e amerikanëve kanë pasaportë.

- 8 nga 10 fatkeqësitë natyrore që kanë ndodhur në brigjet amerikane, janë shkaktuar nga uraganët.

- Rrufetë e godasin Tokën afro 8 milionë herë në ditë.

- Një plesht mund të kërcejë 130 herë më lart se gjatësia e tij. Kjo do të ishte njëlloj sikur një njeri të kërcente mbi harkun Getuej të Shën Luisit.

- Akulloret me vanilje përbëjnë 1/3 e gjithë sasisë së akulloreve që konsumohet në botë.

- Kulla Eifel zgjatet afro 15 cm nga nxehtësia e verës.

- Amerikanët konsumojnë mesatarisht 120 mollë në vit.

- Gratë i pulisin sytë afro dy herë më shumë se burrat.

- Afro 70% e mishit që konsumohet në botë është mish dhie.

- Në vitin 1820, Kina prodhonte 33% të produktit të përgjithshëm bruto (GDP) së botës, kurse sot vetëm 4.5%.

- Në vitin 1986, Ipad 3-shi do të konsideroheshin kompjuterët më të shpejtë në botë.

- Pesha totale e gjithë milingonave të botës është pothuajse e njëjtë me atë të njerëzve.

- Në vitin 2010, amerikanët shpenzuan 53 miliardë dollarë në bileta llotarie, por fituan çmime prej 33 miliardësh.

- Delfinët flenë me njërin sy hapur.

- Afro 11% e sipërfaqes së Tokës përdoret për të mbjellat.

- Kina prodhon më shumë derra se të gjitha vendet e tjera të marra së bashku.

- Dielli përbën afro 99% të masës së Sistemit tonë Diellor.

- Kubi i Rubikut mund të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.