I dini të gjitha për hormonet?

Intervista - - TEST -

1. Edhe burrat kalojnë në menopauzë, si gratë. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 2. Hormonet të shtyjnë të kesh uri. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 3. Gratë nuk prodhojnë testosteron. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 4. Problemet me tiroidet mund t’ju shkaktojnë shtim në peshë. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 5. Shumë gra kanë dhimbje koke kur: a. Nivelet e estrogjeneve tek ato janë shumë të larta. b. Nivelet e estrogjeneve janë shumë të ulëta. c. Nivelet e testosteronit janë të larta. 6. Ndryshimet e hormoneve mund të shkaktojnë akne. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 7. Hormonet mund të të ndihmojnë të flesh. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 8. Marrja e hormonit të rritjes së njeriut (HGH) me anë të tabletave, të ndihmon të kthesh mbrapsht efektet e plakjes: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 9. Çfarë quajmë “hormon dashurie”? a. Testosteronin b. Oksitocinën c. Estrogjenet

Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kur grave u fillon menopauza dhe nuk kanë më menstruacione, ndodh një ndryshim dramatik në nivelet e hormoneve dhe kjo shënon fundin e aftësisë për të pasur fëmijë. Burrat nuk kanë një ndryshim kaq të papritur në nivelet e hormoneve dhe ata ende mund të prodhojnë spermë. Nivelet e testosteronit bien ngadalë dhe kur kjo ndodh, burrat mund të shtojnë në peshë, të kenë mungesë energjie dhe dëshire për seks.

2. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Janë dy hormone të ndryshme, që luajnë një rol të rëndësishëm në oreks. Njëri quhet grelin dhe i dërgon trupit mesazh që të hajë, ndërsa tjetri leptin dhe i thotë kur jeni të ngopur. Shkencëtarët po i studiojnë për të mësuar më shumë për rolin e tyre në rënien në peshë dhe në obezitet.

3. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Testosteroni nganjëherë quhet “hormoni mashkullor”, por atë e prodhon edhe trupi i grave, vetëm se në sasi më të paktë. Ky hormon i ndihmon burrat të kenë qime në fytyrë dhe në trup, një zë më të trashë dhe të prodhojnë spermë. Për gratë, testosteroni duket se luan një rol kyç në dëshirën për seks.

4. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Tiroidja prodhon hormone që na ndihmojnë të kontrollojmë metabolizmin, shpejtësinë me të cilën trupi ynë i kthen ushqimet në substanca ushqyese dhe në energji. Kur kjo gjëndër nuk prodhon aq hormone sa duhet, kjo quhet hipotiroidizëm dhe ne mund të shtojmë në peshë. Ne këtë rast, duhet vajtur te doktori për të marrë trajtimin e duhur.

5. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nivelet e estrogjeneve dhe progesteronit te

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.