6 gjëra që duhet t’i dish para se të blesh një çantë të shtrenjtë

Intervista - - ESTETIKE -

Një çantë e shtren jtë përbën një in vestim më vete, qoftë ajo Chanel, Balenciaga, apo Prada. Që nga materiali, deri te qepja, dorezat, etj., askush nuk e vë në dyshim ndjesinë që mund të të japë mbajtja e saj në dorë. Për fat të keq, për shumë prej nesh, blerja e një çante të tillë është një ëndërr e pamundur. Nëse ti je nga ato që mund t’ia lejosh vetes një luks të tillë dhe ke vendosur ta bësh këtë investim, ja çfarë duhet të kesh parasysh para se të japësh një pasuri të tërë për kënaqësinë e një blerjeje të tillë. Së pari, duhet të dish se as- gjë nuk krahasohet me cilësinë e një çante autentike. Ja, disa këshilla që duhet të dish para se ta bësh dëshirën tënde realitet.

1. Kur vendos për çantën

Kur vendos se cilën çantë stilisti do të blesh, duhet të mendosh në mënyrë realiste. A mund ta mbledhësh gjithë sasinë e parave lehtësisht? Ekzistojnë objekte të tjera në të cilat do të doje të investoje? Sigurohu që nuk do të pendohesh më pas për paratë që ke dhënë, gjë që ndodh zakonisht më vonë.

2. Shih komentet

Është e rëndësishme të bësh kërkime para se të bësh një blerje të shtrenjtë. Për këtë shih komentet në lidhje me çantën që do të blesh. Blogerët shpesh shkruajnë eksperiencat e tyre me çantat e njohura. Edhe Youtube gjithashtu është një burim i mirë. Jo vetëm që ekzistojnë mijëra komente për një çantë, por është edhe mirë ta shohësh çantën tënde në veprim sesa të gjykosh vetëm nga fotot.

3. Provoje në dyqan

Një mënyrë tjetër për të testuar zgjedhjen tënde është ta provosh çantën në dyqan, para se ta blesh. Shih me kujdes se si ndihesh dhe mbaje në krah ndërkohë që ecën, për të parë sa praktike është, apo nëse ka vend të mjaftueshëm për gjërat që mban zakonisht. Mos harro të testosh xhepat, zinxhirët dhe mbërtheckat, për të parë nëse punojnë dhe nëse janë ato që dëshiron.

4. Kushtoju vëmendje zbritjeve

Zbritjet në fund të sezonit janë mënyra më e mirë për të gjetur një çantë të re, me çmim më të ulët. Megjithëse dyqanet e stilistëve apo të firmave të njohura rrallë kanë zbritje, mund t’i gjesh në dyqanet e mëdha.

5. Hidhu një sy çantave të përdorura në internet

Nuk është e domosdoshme të blesh një çantë të re. Site si eBay kanë një gamë të gjerë çantash stilistësh që janë përdorur shumë pak. Shumë shpesh mund të gjesh tamam stilin që të pëlqen, në një gjendje gati të përkryer, me çmim shumë më të lirë. Mbaji sytë hapur dhe kontrolloji këto site një herë në javë, në mënyrë që të bësh një blerje me leverdi.

6. Ki durim

Duhet kohë para se të blesh çantën e ëndrrave të tua. Nëse e do me të vërtetë dhe i ke bërë kërkimet e duhura, ia vlen të harxhosh paratë për të. Megjithëkëtë është mirë të jesh mendjehapur në lidhje me këtë temë. Mund të gjesh çantën në fjalë me një ngjyrë tjetër nga ajo që e doje dhe të përfundosh me një ngjyrë që as e imagjinoje se do të të pëlqente.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.