Disa këshilla të tjera

Intervista - - ESTETIKE -

Sekreti i një ngjyrë të bukur është vazhdimësia. Pasi të kesh gjetur tonalitetin e përkryer për ty, bli katër kuti prej saj, që t’i kesh sa herë të të nevojitet.

Veglat e duhura: Kutitë e bojës që shiten, kanë brenda vetëm bojën, një zhvillues të saj, një balsam, një palë doreza dhe udhëzimet. Nëse ke vendosur t’i lyesh flokët vetë, të nevojiten një krehër, një furçë dhe kapëse flokësh, si edhe një orë. Ndihmë! Flokët më kanë dalë të verdhë me tonalitet si të kuq: Uleni tonalitetin duke përdorur një shampo kolorante me tonalitet vjollcë, që të kundërveprojë ndaj të verdhës së tepruar.

Ngjyra ka dalë shumë e errët: Zbardheni pakëz duke i larë me një gjysmë filxhani shampo bebeje, në të cilën keni hedhur një lugë gjelle sodë.

Ngjyra nuk është e njëtrajtshme: Mos e përkeqësoni. Prisni 6 javë dhe rilyejini, ose shkoni te parukierja që t’jua rregullojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.