Ditari i harruar

Intervista - - POSTA -

Gjeta rastësisht një ditar të rinisë me faqe të zverdhura, shkronja të rëna, fjalë të deformuara mbi letrën e bardhë. Brenda faqeve, fantazia krahët përpëliti si flutur e ndjekur nga një zog grabitqar. Dashuria si perlë rrëmbyer prej dallgëve, ngrinte kryet e ndrojtur mes rreshtave, e frikësuar nga rihapja e plagëve. Duart m’u drodhën si atëherë, kur preka gjinjtë e saj për herë të parë... S’arrija t’i ktheja fletët, ajo dashuri ishte vrarë! Fejzi Murati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.