A mund të bashkohen dy vjetërsitë e punës së dy shteteve?

Intervista - - POSTA -

- Jam emigrant në Itali, që prej vitit 1992, i datëlindjes 02.03.1952. Në Itali kam punuar me sigurime shoqërore dhe kam gjithsej 21 vite pune. Në Shqipëri kam gjithsej 18 vite pune. Sqarimi që kërkoj është: A përfitoj pension në Itali dhe në ç’moshë? Po në Shqipëri, a përfitoj? A bashkohen të dy vjetërsitë që kam në Itali dhe në Shqipëri?

- I nderuar letërshkrues! Bazuar në legjislacionin italian, për të përfituar pension pleqërie është e domosdoshme të keni jo më pak se 20 vite me kontribute dhe që një vit të konsiderohet i plotë, duhet të jetë i barabartë me 52 javë. Për-

- Kam marrë shtëpi të re, por nuk nuk di se çfarë ngjyre t’u jap dhomave të shtëpisë. Im shoq nuk merr vesh shumë nga këto gjëra, ndaj një këshillë nga arkitekti do të më ndihmonte shumë... derisa ju keni 21 vite, e plotësoni këtë kusht. Mosha e daljes në pension për ju do të jetë 66 vite e 7 muaj.

- Përsa i përket pensionit në Shqipëri, bazuar në ligjin 104/2014, në nenin nenit 16 thuhet: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. Sipas nenit 92 të ligjit të sipërshënuar, do ta përfitoni pensionin në moshën 65 vjeç.

- Duke qenë se plotësoni periudhën kontributive prej 15 vitesh, do të përfitoni pension, proporcionalisht me vjetërsinë kontributive që keni. Në rast se jeni i interesuar për një pension më të lartë, mund të kontribuoni nëpërmjet skemës të sigurimit vullnetar. Aktualisht, masa kontributive mujore është 4 752 lekë dhe ajo vjetore, 57 024 lekë. Për interesimin që keni për bashkimin e periudhave kontributive që keni në Itali dhe në Shqipëri, kjo nuk është e mundur mbasi ende nuk ka një marrëveshje bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e cila do të bënte të mundur bashkimin e këtyre periudhave.

Seldi Shehu, arkitekt, www. seldishehu. al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E- mail: info@ seldishehu. al Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.