Si të zgjedh ngjyrën e duhur për shtëpinë?

Intervista - - POSTA -

- Përshëndetje e nderuar lexuese. Zakonisht, për të zgjedhur bojën, njerëzit bazohen në disa fletë letre ose mostra, por kjo nuk është mënyra më e saktë për të përcaktuar ngjyrën e murit. Ja, disa këshilla që mund t’i merrni parasysh për ta bërë siç duhet zgjedhjen tuaj: - Lyejeningjyrëndirektnëmur - Kjo mund të bëhet si për hapësirat e brendshme, ashtu edhe për ato të jashtme, pasi të jep një imazh të qartë të ngjyrës reale. Nëse përdorim një mostër, ajo nuk ka të njëjtin imazh që do të kishte në mur, gjithashtu edhe tekstura e letrës nuk është e njëjtë me atë të murit tuaj dhe kjo ndikon në pamje. Nëse akoma nuk e keni ngushtuar zgjedhjen tuaj në vetëm një ngjyrë, lyeni me të dyja ngjyrat në krah të njëra-tjetrës një pjesë të murit, për të parë ndryshimin. Mirë është të lini një hapësirë midis dy ngjyrave. Duhet patur parasysh që ngjyra ekzistuese e murit do të ndikojë në ngjyrat e përdorura për krahasim. Gjithashtu, ngjyrat duken më të errëta në drejtim të kundërt të dritës dhe më të zbardhura, në drejtim të dritës. - Lyej me dy shtresa - Kjo është sasia e shtresave që zakonisht nevojitet në mur. Shtresa e dytë bën një ndryshim të madh, në krahasim me të parën në perceptimin e ngjyrës finale. - Lyeni mure të ndryshme - Ngjyrat që po provoni do të duken ndryshe në varësi të sasisë së dritës. Unë sugjeroj që ju të lyeni një mur që e godet drejtperdrejt dielli dhe një tjetër, që nuk e godet dielli. Gjithashtu, edhe pamja jashtë dritares mund t’i japë ngjyrë dritës që depërton nga dritaret, duke ndikuar në mënyrën se si duket ngjyra. Ndërkohë që jeni duke përcaktuar ngjyrën, sigurohuni që keni marrë parasysh oraret në të cilat ju do jeni më së shumti në dhomë. Ju keni nevojë ta pëlqeni ngjyrën në atë kohë që do të jeni në shtëpi.

- Vendosni ndriçimin përpara se të bëni provat

- Është më mirë të përdorësh dritë që kënaq nevojat tuaja sesa të zgjedhësh dritën që është më e përshtatshme për ngjyrën që do të përdorni. Sigurohuni që ndriçimi është në vendin ku po testoni ngjyrat, pasi ashtu si çdo ngjyrë në botë, ashtu si sytë tuaj, apo flokët tuaj, apo toni i lëkurës suaj, ato do të duken ndryshe në dritë të ndryshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.