Jam 11 vjeçe. Si të bie në peshë?

Intervista - - POSTA -

- Përshëndetje! Jam një vajzë që e lexoj shumë këtë rubrikë. Kam një problem me barkun e vithet dhe nuk di se çfarë të bëj. Kam ije dhe bark të dhjamosur, diçka e besdisshme për moshën time, sepse jam vetëm 11 vjeçe. Vazhdimisht, bëj ushtrime, por është e kotë. Do të doja një këshillë ose më rekomandoni ndonjë dietë të përshtatshme dhe të shëndetshme për mua. Pres me padurim përgjigjen tuaj. Faleminderit.

Mario, instruktor: - E dashur 11 vjeçare, jeni në një moshë kur duhet të kujdeseni shumë që të mos shtoni në peshë, sepse është mosha më delikate për të kaluar në obezitet. Sipas statistikave, grupmosha më e rrezikuar nga obeziteti është ajo nga 10-14 vjeç. Megjithatë, do doja që këtë shkrim ta lexonte mamaja juaj, sepse ju jeni në një moshë shumë të vogël për t’u kujdesur siç duhet për ushqimin e fizikun tuaj. Më vjen mirë që pavarësisht moshës së vogël, keni interes të lexoni një rubrikë të tillë dhe jeni e shqetësuar për fizikun tuaj. Kjo është një nismë e mirë nga ana juaj, sepse duke qenë e shqetësuar, do të thotë që e keni hedhur një hap drejt përmirësimit të fizikut tuaj. Dëshira që keni për të përmirësuar fizikun tuaj, do t’ju shtyjë të kujdeseni për ushqimin dhe të ushtroheni siç duhet.

- Së pari, konsultohuni me një dietologe që të merrni një mendim profesional sepse jeni në një moshë delikate. Unë si instruktor nuk do t’i sugjeroja ndonjë dietë një 11 vjeçareje, sepse ju jeni duke u rritur dhe keni nevojë t’i merrni të gjitha ushqimet e nevojshme për t’u zhvilluar, ndërsa dietologia do t’ju jepte një regjim ushqimor. Ndërkohë, unë do t’ju këshilloja të regjistroheshit në një sport dhe të ushtroheni të paktën 60 minuta, 3 ose 4 herë në javë. Mund të futeni në volejboll,

- Ëndrra ka lidhje me realitetin tuaj. Do të keni bërë debate dhe gjendja shpirtërore që keni pësuar, ju është shfaqur në këtë formë në ëndërr. Ose ndryshe, keni shumë rezerva ndaj bashkëshortit dhe keni dëshirë të shpërtheni e t’ia thoni të gjitha, por s’e merrni dot guximin, pasi keni frikë nga humbja e tij. Varja e tij tregon që duhet të keni kujdes kur të bëni muhabet me të, sepse ai i kupton komplet ndryshe mesazhet që ju i jepni. Flisni qetësisht dhe me ngrohtësi me të. Ka ardhur momenti që të flisni hapur me të, ndryshe do të keni vërtet dhimbje shpirtërore në re- në kërcim, në zumba për moshën tuaj. Unë do t’ju këshilloja gjithashtu të regjistroheni në një palestër, por që ka programe të veçanta për moshat tuaja. Do t’ju sugjeroja që të bëni dy-tre muaj ushtrime, por vetëm kardio, vrapim, ecje, biçikletë, ose kërcim. Ushtrime force nuk ju sugjeroj, sepse nuk keni moshën për të bërë ushtrime me vegla apo pesha. Shmangni totalisht pijet me gaz, që janë shpesh një tendencë në moshën tuaj. Pini të paktën 8 gota ujë në ditë. Hani të gjitha vaktet kryesore dhe dy vakte të tjera të ndërmjetme. Vakti i fundit, pra, darka, mundësisht të jetë në orën 19.00. Eleminoni totalisht fast-foodet. Hani vetëm nga duart e mamasë suaj, mundësisht ushqime me lugë dhe jo të skuqura apo pikante. E fundit që duhet ta mbani vath ne vesh, është që të mos hani kurrë përpara televizorit, sepse do të konsumoni më shumë seç duhet. Kurrë mos e bëni këtë veprim. Këto janë këshillat që do t’ju ndihmojnë të bini në peshë në të gjithë trupin dhe jo vetëm në ije apo në bark. alitet. Mos lini që të grumbullohet mllefi, por nxirreni atë duke biseduar me njëritjetrin. iknim, por gjithsesi më ndiqte kudo në qytet që të më gjente. - Do të gjendeni para një situate për të cilën ju duhet të nxirrni në pah gjitha energjitë e mundshme. Vjedhja e lekëve tregon përballimin e një situate jo të mirë. Në këtë situatë, do të jenë të përfshirë përveçse të njohurit tuaj, edhe një e panjohur, të cilën nuk e prisnit që do të shfaqej ashtu papritur. Ju duhet të jeni të fortë që të mos lini që t’ju mposhtë shpirtërisht, çfarëdo që të jetë situata me të cilën do të përballeni. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.