Ju pyesni mjeku përgjigjet Çfarë rrezikoj nga vezoret policistike?

Intervista - - POSTA -

- Përshëndetje gjinekologe. Më falni nëse zgjatem pak, por dua t’jua shpjegoj problemin tim me hollësi, në mënyrë që të marr një përgjigje të tillë. Jam 25 vjeçe. Në moshën 21 vjeçare isha shtatzënë dhe bëra abort spontan. Dy muaj pas tij, provova një shtatzani tjetër dhe pata përsëri abort spontan, por këtë herë më thanë që duhej të bëja pastrim me anestezi. Pas dy muajsh ngela përsëri shtatzënë dhe çdo gjë shkoi mirë. Linda një djalë me operacion dhe pas pas nëntë muajsh të djalit, ngela përsëri shtatzënë pa dashje. Kur bëra ekografinë e parë, unë isha 10 javëshe shtatzënë, ndërsa embrioni 8 javësh. Rrahje zemre nuk kishte dhe më thanë të bëja urgjent një abort pasi shtatzania ishte ndërprerë. Bëra përsëri abort me anestezi. Pap testi që bëra pas 40 ditësh doli në rregull, por pas një viti e gjysëm pata dy muaj vonesë të ciklit dhe dola me vezore policistike. Më rekomanduan kontraceptivë të cilët i përdor akoma. Kam lexuar se nëse je mbipeshë dhe ke vezore policistike, rrezikohesh nga diabeti tip 2. Është e vërtetë? Çfarë janë vezoret policistike? Nga se shkaktohen dhe a shërohen? A kanë ndikuar abortet për shfaqjen e tyre? Ju, çfarë kontraceptivi më rekomandoni? Ai që përdor unë quhet Kipling dhe më ka fryrë paksa. Me respekt, Aby, emigrante në Itali.

Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe: -E nderuar Aby, sindromi i vezores mikropolicistike është një çrregullim hormonal i shpeshtë te gratë në moshë ripordhuese. Vezoret e këty- re grave përmbajnë ciste të vogla dhe të shumta, të vendosura në shtresën e jashtme të vezores. Shkaku i saktë i këtij ndryshimi mbetet i panjohur, por nëse diagnostikohet herët dhe mjekohet rregullisht, do të kemi ulje të komplikacioneve afatgjata siç janë diabeti tip 2 apo sëmundjet e zemrës. Shenjat mund të nisin që në periudhën e ardhjes së ciklit të parë, por mund të zhvillohen edhe më vonë, si rezultat e shtimit në peshë. Shenjat mund të jenë të ndryshme te persona të ndryshëm:

- Kemi anomali të menstruacioneve; ardhje e ciklit menstrual në intervale mbi 35 ditë, më pak se 8 cikle menstruale në vit, mosardhja e ciklit gjer edhe 4 muaj rresht, ndryshime në sasinë e gjakut, herë në sasi të pakët dhe herë me shumicë.

- Shtimi i androgjeneve: shtim të qimeve në fytyrë dhe në trup (hirsutizëm), akne, rënie të flokëve në ballë, të ngjashme me meshkujt ( alopeci androgjenike). Megjithatë, këto shenja kanë dhe vartësi etnike, për shembull nuk ndodhin te gratë aziatike.

- Vezore policistike: vezorja paraqitet me përmasa të shtuara dhe përmban kiste të vogla të vendosura në sipërfaqen e saj të jashtme.

- Për ta quajtur sindrom, përveç ndryshimeve ekografike, duhen njëkohësisht edhe ndryshime në mënyrën e ardhjes së ciklit dhe shenjat e shtimit të hormoneve androgjenike.

- Përsa u përket shkaqeve, nuk njihen shkaqe të sakta, por ka disa faktorë që mund të luajnë rol nxitës, siç janë:

1. Shtimi i sasisë së in- sulinës. Insulina është hormon që prodhohet në pankreas dhe bën të mundur përdorimin e sheqerit si burim energjetik primar. Nëse gruaja ka rezistencë insulinike, dëmtohet aftësia për të përdorur insulinën, ndaj edhe pankreasi do të prodhojë më shumë insulinë, çka do të pasohet me nxitjen e prodhimit të androgjeneve në vezore.

2. Inflamacion të shkallës së ulët: normalisht, për të luftuar infeksionet e ndryshme trupi i njeriut prodhon rruaza të bardha si një përgjigje inflamatore.

3. Trashëgimia: ka më shumë gjasa që vajza e nënës me SPCO të ketë po të njëjtin problem të lidhur ndoshta me ndonjë mutacion gjenetik.

4. Zhvillim fetal jo normal: është parë që ekspozimi ndaj hormoneve mashkullore gjatë jetës brendamitrore pengon shprehjen normale gjentike, çka do të shkaktojë një model mashkullor në shpërndarjen e dhjamit në bark, rritje të rezistencës insulinike dhe inflamacion në gradë të ulët. Të gjithë këta janë faktorë favorizues në zhillimin e SPCO-së.

- Sindromi i ovarit policistik, sidomos nëse është i pranishëm edhe obeziteti, mund të pasohet nga: diabet tipi 2, rritje të tensionit të gjakut, çrregullime të kolesterolit dhe yndyrnave me rritje të triglicerideve, ose ulje të HDL-së, rritje e proteinës C-reaktive, sindrom metabolik që rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, dhjamosje jo alkoolike të mëlçisë, apnea të gjumit, hemorragji jonormale uterine, kancer të shtresës së brendshme të mitrës ( endometrial), të shkaktuar nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj niveleve të larta të estrogjenit, komplikacione gjatë shtatzanisë, siç mund të jenë: diabet i barrës dhe rritje e tensionit. Diagnoza vihet duke u bazuar mbi të gjitha shenjat e simptomat dhe duke përjashtuar shkaqet e tjera të mundshme. Vëzhgohet mënyra e ardhjes së ciklit, ndryshimet në peshë, ndryshimet në tensionin arterial. Bëhet ekzaminimi pelvik, pra, kërkohen prani të vatrave inflamatore, masa ose anomali të tjera. Bëhen testet e gjakut, dozimet hormonale femërore, si dhe ato androgjenike, yndyrnat dhe testi i tolerancës së glukozës. Bëhet ekografi pelvike, për të parë strukturën e vezores, praninë e folikujve, numrin e tyre, përmasat dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre. Trajtimi do të jetë në varësi të problemeve të shfaqura: infertiliteti, hirsutizmi, akne dhe obeziteti.

- Përsa i përket ciklit menstrual, ai mund të rregullohet nëpërmjet pilulave të kombinuara estro- progrestative, të cilat bëjnë të mundur uljen e sasisë së androgjeneve, ulin rrezikun për ndryshimet malinje të veshëses së brendshme të mitrës dhe rregullojnë hemorragjitë jo normale. Për të rregulluar ciklin menstrual (nëse nuk kërkohet shtatzani) mund të përdoren dhe progesterone apo derivate të tij për 10 deri 14 ditë, por këto nuk kanë ndikim mbi nivelet Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane. Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.