Më duket sikur kam gjemba në grykë

Intervista - - POSTA -

- Doktoreshë Mira, kam një problem me grykën. Më duket sikur kam gjemba në të dhe veç kësaj, kam shumë teshtima të shoqëruara këto me lotim dhe rrjedhje nga hundët. Ju lutem, më thoni çfarë mund të jetë? A duhet të vizitohem te ju patjetër, apo do të më rekomandoni ndonjë ilaç? Dr. Mira Xhixha, alergologe: - Shqetësimet që ju paraqisni, më bëjnë të mendoj se janë pasojë e alergjisë. Duke qenë se e keni këtë periudhë, ka shumë mundësi që këtë alergji ta keni nga polenet e luleve, që kanë filluar të çelin. Megjithatë, nuk mund t’ju jap ilaçe, pa e qartësuar akoma më shumë gjendjen dhe pa u gjetur shkaku i vërtetë i shqetësimeve tuaja. Ndaj ju sugjeroj të vizitoheni patjetër dhe pas kësaj, do t’ju jepet mjekimi i duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.