Përgjigje yetjeër seksin…

Intervista - - POSTA -

- Doktor Evi, dihet që shumë meshkuj ejakulojnë në gjumë kur shohin ëndrra erotike, por kjo gjë është e bezdisshme. Prandaj, dua të di, a ka ndonjë mënyrë që të shmangen këto probleme te meshkujt? Besi.

- Një mënyrë është që ju të bëni seks para se të flini gjumë. Në mungesë të partneres suaj, masturbohuni përpara se të flini. Disa gjëra që ndodhin në gjumë, nuk mund t’i kontrollosh as ti dhe as shumë të tjerë. Ka shumë meshkuj që ejakulojnë në gjumë dhe ky është një fenomen normal, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse nuk doni që kjo të ndodhë me ju, zbatoni këshillat që ju dhashë më sipër dhe punoni pak me veten tuaj; mos shikoni filma erotikë, mos mendoni për skena erotike sepse nëse bini në gjumë me këto mendime, ëndrrat erotike do të jenë të pashmangshme. Këto janë pak a shumë. Nëse keni ndonjë problem shëndetësor, mund të vini te klinika jonë për një vizitë mjekësore.

- Jam e fejuar, por kam një problem, jam shumë e ndrojtur. I fejuari më thotë “më thuaj fjalë të pisëta, fol gjatë marrëdhënieve seksuale”, por unë sikur bllokohem, nuk flas dot dhe kjo gjë më ka mërzitur shumë. Si të veproj?

- Me siguri jeni një vajzë pa shumë eksperiencë në fushen erotike dhe sigurisht, jeni rritur edhe me parime shumë të forta që vajza nuk duhet të flasë fjalë të pista etj. Ama duhet t’ju them që kur vjen puna te marrëdhëniet seksuale duhet ta lini mënjanë ndrojtjen apo edukatën e tepruar. Duke qenë se i fejuari jua kërkon këtë gjë, do të thotë që i pëlqen të dëgjojë nga ju fjalë të pisëta dhe kjo është normale. Mos kini frikë se do të paragjykoheni nga ai, sepse s’ka për të ndodhur kurrë. Mos mendoni shumë, por flisni pak nga pak, kërkojini edhe të fejuarit tuaj t’ju ndihmojë që të flisni. Do t’ju sugjeroja gjithashtu të blini një fjalor erotik dhe të shkruani apo të përsërisni qoftë dhe me zë vetëm fjalët erotike të tipit më puth, më lëpij, kafsho etj. Mund ta bëni këtë gjë dhe në formë loje me të fejuarin tuaj gjersa të mësoheni. Një tjetër alternativë është të blini ndonjë video me filma erotikë dhe ta shikoni bashkë me partnerin. Pak nga pak do të filloni të çliroheni dhe keni për të parë që do t’ju pëlqejë edhe juve kjo gjë dhe do të ndiheni më seksi e më e dëshiruar për partnerin.

- Gjatë menstruacioneve më shtohet shumë dëshira për seks. Është një gjë e mirë apo e keqe? Mos do të trembet partneri im po t’ia them këtë?

- Natyrisht, duhet të bisedosh hapur me partnerin dhe në rast se ai është dakord, është më mirë të zgjidhni pozicionin “burri sipër”. Kur ti je shtrirë në kurriz, menstruacionet nuk janë aq të bollshme. Mund të përdorësh edhe të ashtuquajturin tampon. Ai jo vetëm që nuk e lë gjakun të rrjedhë, por do të luajë edhe një rol mbrojtës. Duhet pranuar se seksi gjatë menstruacioneve është shumë i rrezikshëm. Gjatë tij mund të infektohet si femra, ashtu edhe mashkulli, pasi dihet se gjaku është një mjedis ideal për shtimin e bakterieve e të mikrobeve. Veç kësaj, edhe rreziku për të mbetur shtatzënë është më i madh. Në rast se cikli menstrual është më i shkurtër se zakonisht ose menstruacionet zgjatin më shumë, ovulimi mund të ndodhë gjatë menstruacioneve ose fill pas tyre. Përderisa spermatozoidët mund të mbeten të gjallë në vaginë për një periudhe prej 57 ditësh, mund të ndodhë fare mirë fekondimi. Kjo mund të ndodhë më tepër në rast se gjatë ovulimit dalin dy vezë njëherësh. Përfundimi është i thjeshtë: Përdorni patjetër mjete mbrojtëse!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.