Intervista - - POSTA -

...Ai që mëson fëm ijët, i ka shërbyer at dheut dhe kombit, më shumë se Zoti… Mësuesi i mirë u jep pa shpërblim nxënësve pjesën më të bukur të shpirtit të tij dhe ajkën e mendimit njerëzor!”

Më 15 mars të këtij viti u nda nga jeta, nga gjiri i familjes, i të afërmve e i shokëve mësuesi i talentuar, mjeshtri i madh i orës së mësimit Ferit Abdi Disha. Ai lindi në një familje arsimdashëse më 5 shtator 1935. Jo rastësisht ai lindi në shtator, në muajin kur marrin rrugë muajt e shkollës, kur ulen në banka fëmijët që sjellin brenda saj zhurmën jetëdhënëse, atë që me të drejtë quhet kënga e vetë jetës. Prandaj fati e përzgjodhi, që një jetë t’ia kushtonte mësimit të brezit të ri. I udhëhequr kurdoherë nga dëshira e qëllimi i madh për ta parë vendlindjen e tij të dashur, Shëngjergjin, me sa më shumë djem e vajza të arsimuar, punoi pa u kursyer në këtë shërbim fisnik. Ky qëllim e kjo dëshirë e udhëhoqën deri në fundin e jetës së tij të respektuar. Dhe fati qe fatlum, ai ishte ndoshta mësuesi më i përkushtuar e i dashuruar me profesionin fisnik të mësuesisë. Mësues Feriti nuk lindi në një truall shterpë e boshllëk. I ati, xha Abdiu, një nga burrat me emër në Shëngjergj, u arsimua në El- basan dhe për kohën që jetoi u bind se njerëzit e shkolluar shihnin përtej kohës së tyre! Dhe xha Abdiu ishte nga ata që panë kurdoherë më larg se koha që jetuan; kësisoj ai edukoi te fëmijët dashurinë për shkollën, ndaj dërgoi në fillim djalin e madh Feritin e pastaj djalin e tretë Bashkimin në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, t’i bënte djemtë mësues.

Qëkur mbaroi shkollën e deri kur doli në pension, punoi si mësues në cikle të ndryshme të arsimit shtatë e tetë vjeçar, po kryesisht, si mësues i ciklit të ulët.

Në këtë shkrim nuk kam ndërmend të bëj biografinë e mësues Feritit, si u mësuam ta thërrisnim qëkur ishim nxënës dhe e kishim mësues, kur na mbajti me dorën e tij të kujdesshme duart tona të vogla, për të mësuar të shkruajmë gjuhën e nënës e deri më sot, kur bora e viteve na zbardhi flokët.

Për jetën e tij, punën gjithë pasion e përkushtim, kujdesin e përditshëm, talentin në organizimin e orës së mësimit, dëshirën e madhe për të ngulitur te nxënësit njohuritë shkencore që parashikonte programi mësimor, vullneti dhe durimi për të mësuar edhe ata nxënës që kishin, jo rrallë, zhvillim të vonu-

Dua t’u uroj të gjithë besimtarëve myslimanë nje muaj argjerimi të mbare dhe të lehte. Zoti ju dhente paqe dhe dashuri ne kete muaj sakrifice. Zoti ju bekoftë. Me respekt, nga Xhelozja e Lalit.

Përshëndes të gjithë dëgjuesit dhe telefonuesit e radios Euro Star, në veçanti dy prezantuesit e emisionit “Të qeshim së bashku”, Gimin, Anin dhe Dj. Visin që janë të mrekullueshëm dhe fantastikë si gjithmonë. Dora Vl.

Ti ke qenë aty pa e marrë parasysh çfarë ka ndodhur. Te dua, e dashura ime shoqe dhe jam shume i lumtur te ndaj kete dite speciale me ty. Ti gjithmone do mbetesh shoqja ime me e mire. Shume urime për ditelindjen dhe te premtoj qe ditelindja jote do te jete shume speciale. Urime Vjollca. Xhani im, të uroj 12 muaj lumturi, 52 uikende qetesi, 365 dite dashuri, 8760 ore paqe, 525600 minuta sukses, 31536000 sekonda miqesi. Urime. Edhe 100 Ty… për te gjithë gezimin qe solle ne zemren time, për çdo enderr qe bërë realitet. Ishe forca ime kur nuk kisha fuqi, ishe zeri im kur nuk mund te flisja, ishe syte e mi kur nuk munda te shoh. Me dhe krahe dhe me bërë te fluturoja, me preke duart dhe une munda te prek qiellin, ishe drita ne erresire qe ndriçoje dashurine ne jeten time. Ishe frymezimi im, mes genjeshtrash ti ishe e verteta, bota ime është një vend me i mirë tani, fale teje… Shumë kilometra na ndajne, por dashuria ime për ty kalon çdo limit... sidomos ne kete ditë… D.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.