Zgjidheni unazën sipas shenjës së horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Mund të keni dëshirë këtë javë të bëni ndonjë kurs për të zhvilluar kulturën ose krijimtarinë tuaj. Ju do ta mendoni seriozisht këtë temë për ta filluar kursin në vjeshtë. Guxoni, sepse do të ndiheni mirë me veten tuaj. Keni nevojë vazhdimisht për gjëra të reja, të krijoni diçka nga duart ose mendja juaj. Nëse ju propozojnë një punë të re, ia vlen ta merrni në konsideratë. Kjo do të vijë vetë, pa pasur nevojë që ju ta kërkoni. 2016-a është një vit shansi profesional për Peshoret, sidomos pas 10 shtatorit. Marsi është në shenjën tuaj, Neptuni gjithashtu dhe kjo do t’ju mbushë me energji. Gjithashtu, do të mprehet sensi juaj i realizmit dhe i kritikës e do të merrni vendime të menduara mirë. Mos hezitoni dhe mos lini askënd t’ju pengojë në atë që doni të bëni. Ju jeni gati të përdorni gjithë armët që duhen për të fituar kundër partnerit/es. Mos u çudisni nëse ai/ajo do që të fitojë. Lëshoni pe kur e dini që nuk keni të drejtë. Nëse jeni beqarë, do të tregoheni shumë kërkues dhe të vështirë.

Saturni nuk do të jetë pozitiv për ju këtë javë, gjë që ju sjell shumë pengesa në planet që keni bërë. Ju do të jeni të detyruar të luftoni me kohën. Mund t’ia dilni mbanë vetëm me durim dhe me një organizim e planifikim të fortë. Megjithëse nuk ju pëlqen shumë disiplina, do t’ju duhet ta përdorni, nëse doni të mbaroni punët që keni në dorë. Patjetër që durimi dhe përpjekjet tuaja do të japin frytet e tyre. Shigjetarët gjithmonë shpërblehen pas përpjekjeve që bëjnë.

Plutoni dhe Jupiteri ju mbështesin fort. Ju mund të prisni shumë prej vetes dhe të tjerëve. Fati do t’ju sjellë shanse që do të duhet t’i kapni shpejt. Nuk ka Në ditët e sotme nuk është diçka e lehtë të zgjedhësh unazën e fejesës. Në fund të fundit, ju do ta mbani atë në gisht gjithë jetën ( shpresojmë), kështu që sigurohuni që ajo të pasqyrojë stilin tuaj personal dhe shijet tuaja që evoluojnë. Nëse nuk dini nga t’ia filloni, ne po ju bëjmë një guidë mes stileve të ndryshme dhe po ju shpjegojmë se cilat tipe unaze janë më të pajtueshme me çdo shenjë astrologjike.

(Vijon nga numri i kaluar)

Peshorja: Diamant i madh në qendër

Peshores i pëlqejnë gjërat klasike, elegante, të cilave s’u shkon kurrë koha, pak a shumë si Grejs Keli. Kjo shenjë udhëhiqet nga planeti Afërditë, perëndesha e romancës, bukurisë dhe parave. Kështu, shijet e Peshores janë të shtrenjta, por klasike. Kur vjen puna për të zgjedhur një unazë për gjithë jetën, ata nuk gabojnë nëse zgjedhin një diamant të madh, me prerje rrumbullake, që shkëlqen në qendër të unazës. Unaza mund të jetë prej ari apo platini, pak rëndësi ka.

Akrepi: Diamantë të errët

Akrepat janë sa shik, aq edhe misteriozë, kështu që për ta vlejnë diamantët e zinj, ose ngjyrë çokollatë në mes të unazës së fejesës, duke refuzuar stereotipet si ogurzi, makabër, bile edhe që nuk sjellin fat. Këta gurë me ngjyrë të thellë, dramatike, nuk janë për ata me zemër të dobët, ndaj u pëlqejnë edhe Akrepave. Të lindurit në këtë shenjë uji janë mendimtarë aq të thellë, sa edhe partnerë. Mjafton të themi se thellësia e diamantit të zi është e pafundme dhe e patjetërsueshme, ashtu si pasioni dhe dashuria e tyre.

Shigjetari: Unaza me shumë gurë

Shigjetarët krenarë janë plot sur- priza. Në fakt, kjo është një shenjë shumë pozitive, diellore, që jeton plot të papritura dhe aventura. Ata udhëhiqen nga Jupiteri optimist e besnik dhe kurrë nuk do ta refuzonin një mundësi për të treguar dashurinë e tyre, sidomos për dikë që është po aq i guximshëm dhe eksitues sa për të pushtuar zemrën e tyre të egër. Atyre u pëlqejnë unazat me shumë gurë, si për shembull, me një gur të madh në mes dhe shumë të vegjël anash tij, ose shumë gurë njëri pas tjetrit. Këto pasqyrojnë më së miri shpirtin aventurier të Shigjetarëve.

(Vijon numrin e ardhshëm) kohë të reflektoni gjatë, përndryshe shansi do t’ju ikë nga duart. Bricjapët janë të ngadalshëm dhe e marrin shtruar nga frika mos gabojnë, por këtë vit, planetet ju inkurajojnë të guxoni, edhe në dashuri. Shpreheni joshjen tuaj nëse jeni vetëm; mos u tregoni të ndrojtur.

Mbase doni të ndërroni shtëpi. Kërkoni tani dhe do ta gjeni, Mërkuri është në sektorin tuaj imobiliar. Mbase keni thjesht dëshirë të lyeni një dhomë, ose t’u ndërroni vendin mobiljeve. Dashuria do të jetë e harmonishme, Afërdita ju bën romantikë, thuajini tjetrit/ës se e dashuroni, nëse është vërtet ajo që ndieni. Nëse jeni vetëm, do të xhongloni mes dashurisë dhe miqësisë. Nganjëherë nuk e dini as vetë nëse jeni të dashuruar. Vazhdoni t’i bëni vetes pyetjet e duhura.

Do t’ju shtyjnë të bëni disa zgjedhje në fushën profesionale, apo sentimentale. Shefi ju kërkon të bëni përpjekje, ose të ndërroni vend pune. Partneri/ja gjithashtu ju bën pyetje për projektet tuaja, pa apo me të. Ai/ajo pret një përgjigje prej jush. Ju nuk jeni të sigurt për asgjë; shprehini dyshimet tuaja dhe mos nxitoni të ktheni përgjigje. Kërkojini këshilla një shoku/shoqeje të Virgjëreshës apo Bricjapit; sepse do t’i ketë këmbët në tokë dhe do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur. Nëse jeni vetëm, do të dashuroheni me njeriun e gabuar. Qetësohuni...

Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.