Shqipëria luajti me zemër “Vajzat shqiptare janë të bukura. Mbase ia vlen të bëj më tepër video me temë nga Shqipëria…”

Intervista - - AKTUALITET -

Përgatiti: Speci Djegës Pas ndeshjes me Francën, të rrallë ishin shqiptarët frankofonë, përdorues të Facebookut që nuk qeshën dhe nuk i dhanë “like” skeçit të një francezi të quajtur Zhil Belatre (Gilles Bellatre), ku ai u shpjegonte me shaka francezëve se cilët ishin shqiptarët, kundërshtarët e tyre në grup. Kështu bëra edhe unë, i dhashë like, madje edhe e shpërndava atë skeç të bukur humoristik, por “sëmundja profesionale” e gazetarit nuk më la pa i dërguar Zhilit një mesazh në Facebook ku e përgëzoja për skeçin dhe i kërkoja një intervistë për gazetën...

Artan Kristo: - Urime për skeçin. Ishte shumë i këndshëm. Do thyejë rekorde në Facebook, më duket. Deri tani, brenda pak orësh nga publikimi ka patur rreth 300 mijë shikime, si dhe rreth 4 mijë shpërndarje kryesisht nga shqiptarët.

Zhil Belatre: - E di, kam marrë dhjetëra mesazhe e komente nga shqiptarë nga e gjithë bota. I falënderoj dhe i përshëndes të gjithë.

- Jam shumë kurioz për pjesën shqip të skeçit. Shqipja është perfekte! Ti e bën edhe zërin e shqiptarit, apo ndonjë dublant nga Jugu i Shqipërisë?

- Jo, unë flas në skeç, edhe shqip, edhe frëngjisht...

- Mos më thuaj se ti ke shkruar edhe tekstin! Nuk besoj t’i njohësh kaq mirë shqiptarët. Apo ke ndonjë lidhje me ta?

- Unë e kam shkruar edhe tekstin... Unë i shkruaj vetë të gjitha tekstet e skeçeve te mia që mund t’i shikoni në Facebook, apo në Youtube në kanalin tim.

- Zhil Belatre është emri juaj i vërtetë?

- Jo, Zhil Belatre është emri i personazhit që unë luaj nëpër skeçe. Zhil është vetja ime e dytë, kopja ime, është emri im artistik, si të thuash...

- Po cili është emri juaj i vërtetë?

- Në jetën reale unë jam Andi Bitri. - Çfarë? Je shqiptar?! - U habite? E kuptoj, tani, me emrin Andi Bitri, nuk jam edhe aq interesant... Do ta ndërpresim intervistën? ( Qesh)

- Jo, jo, e vazhdojmë me kënaqësi. Po në frëngjisht do ta vazhdojmë?

- Si të duash, unë flas edhe shqip, edhe frëngjisht. Po e vazhdojmë në shqip më mirë...

- Më thuaj dy fjalë për veten. Kush është Andi Bitri?

- Andi Bitri është një 28 vjeçar që ka lindur në Fier. Fierak, brez pas brezi. Në Francë kam ardhur kur isha 7 vjeç, bashkë me prindërit dhe motrën… Tani jam student në vitin e 9-të të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Nisës dhe njëkohësisht punoj edhe në një spital këtu, në Nisë.

- Në vitin e nëntë? 28 vjeç student?

- Nuk është keq të jesh student, apo jo?! (Qesh) Aq më shumë që unë, njëkohësisht, jam edhe humorist, humorist i ri e jo shumë i njohur, të paktën për momentin…

- Po Zhil Belatre kush është?

- Zhil Belatre është një i ri francez, qesharak, pak budalla e demode, që jeton sipas qejfit të vet, pa e çarë kokën se ç’thonë të tjerët për të. Ai është i dashuruar pas gjithçkaje “retro”: modës së viteve 60, muzikën e atyre viteve etj. Pasioni i tij më i madh është të tallet me veten dhe kjo e bën atë më qesharak e interesant. Duke patur atë personazh kryesor kam krijuar dhjetëra video humoristike në Youtube e në rrjetet sociale... - Si ka lindur Zhili? - Zhili lindi kur unë isha në vitin e katërt në Mjekësi. Në atë kohë fillova të merresha me palestër dhe u mbusha me muskuj. Duke parë veten në pasqyrë, mendova të krijoja një personazh që të duket i fortë në pamje të parë, por njëkohësisht të jetë edhe qesharak e bosh nga brenda. Kështu lindi Zhili. - Po pse ky emër? - Emri ka lidhje me këtë që thashë më lart. Në frëngjisht, “bellatre” quhet një njeri që i duket vetja i bukur, por që jeton në një botë tjetër, larg realitetit...

- Zhili është më i njohur se Andi, më duket...

- Mendoj që po. Dhe jo vetëm në radhët e studentëve të Mjekësisë ku qarkullojnë më shumë videot e mia, por edhe më gjerë, sepse me atë personazh kam marrë pjesë në disa emisione telerealiteti që kanë organizuar televizionet kombëtare franceze M6 dhe W9. Sidomos tani, pas shfaqjes se spektaklit “Princat e dashurisë”, që është ndjekur shumë, më ndodh shpesh që njerëzit të më ndalojnë në rrugë, duke më thirrur Zhil e duke më kërkuar të dalin në fotografi me mua...

- M6 është kanal shumë i njohur në Francë. Më duket se po të shkojnë kot nëntë vitet e mjekësisë... (Vijon në faqen 9)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.