Si i bëjmë këngët të jetojnë gjatë...

Intervista - - MUZIKE -

ndërgjegjshëm për këtë, por me këmbët në tokë, djemtë vazhdojnë punën intensivisht për më shumë këngë hite gjatë rrugës së tyre e cila, nisur nga të dhënat, premton të jetë e gjatë, shumë e gjatë...

- Djema, të ardhurit gjithnjë me muzikë cilësore, për ju do të thotë shumë punë apo thjesht talent?

- Pavarësisht se stili ynë është shumë lehtë i dallueshëm, ne prapë jemi munduar të eksperimentojmë në muzikë. Kemi dashur të eksplorojmë gjithnjë e më shumë për të sjellë kështu gjëra të reja për publikun, i cili pret shumë prej nesh. Mendojmë se kjo është ajo që na ka veçuar si grup, krahas talentit që shkon gjithmonë bashkë me punën, duke krijuar një unitet të plotë dhe të pëlqyeshëm gjerësisht.

- Të kënduarit live është kthyer tashmë në obligim?

- Duam s’duam ne, njerëzit me këtë na identifikojnë. Ti dëgjon njerëzit që gjatë një mbrëmjeje live vijnë dhe të drejtohen me fjalët: “Shumë mirë po këndoni, shumë mirë po tingëlloni”, mësohesh me këtë e nuk bën dot pa të. Të kënd- Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com uarit live është një domosdoshmëri tani në punën tonë.

- Tani nis edhe sezoni i verës. A jeni gjatë kësaj kohe edhe më të mbingarkuar?

- Për ne nuk është punë vetëm kur performojmë para publikut, por edhe kur mblidhemi për të menduar e punuar atë çfarë do të sjellim në vazhdim.

- Këngët tuaja janë lehtësisht të dallueshme nga të tjerat, por edhe të ngjashme mes njëra- tjetrën për nga vija melodike. Çfarë e dallon njërën nga tjetra?

- Sa herë që bëjmë një këngë të re, ne mundohemi të fusim në të diçka të re. Kjo sepse vetëm kështu ti vulos vazhdimësinë e asaj kënge. Ti mund të bësh një këngë hit vetëm për përfitim material dhe madje edhe mund të përfitosh materialisht prej saj për një kohë të shkurtër, por nëse nuk ka vëmendjen dhe përkushtimin e duhur, ajo këngë do të vdesë shumë shpejt. Interesi ynë është të gjejmë një mesatare mes asaj që do publiku dhe asaj që na pëlqen neve, në mënyrë që edhe kënga të jetojë sa më gjatë. Është një ndjesi e mirë kur edhe pas disa vjetëve, kënga dëgjohet akoma, e ka vlerën dhe peshën e vet.

- Nëse të gjithë bashkë do të gjendeshit për një muaj të izoluar me detyrim në studion e regjistrimit...

- Vetëm humor do të kishte pas, batuta pa fund dhe shumë punë e si rezultat, edhe këngë të bukura.

- Një nga këngët që ju ka surprizuar me suksesin që pati?

- Siç e keni vërejt, gati të gjitha këngët kanë veçantinë e tyre, por jemi surprizuar kur kemi mësuar për shembull se kënga “Rina” ishte kthyer në himnin e një klubi basketbolli në Mitrovicë.

- Besnik, si dole nga eksperienca e “Your Face sounds familiar” këtu në Tiranë?

- Mjaft i kënaqur. Jam argëtuar shumë, ia kam kaluar mjaft mirë dhe çka është me rëndësi, i kam dhënë publikut një anë tjetër timen, që nuk e kishte njohur më parë.

- Koha kur ju u prezantuat si grup muzikor, ishte koha kur…

- Kanë qenë vitet 2000, atëherë kur tregu gëlonte nga grupet. Ne bëjmë tani 16 vjet së bashku dhe koha ka treguar se suksesi ynë qëndron në dashurinë e vërtetë ndaj muzikës, si edhe në idetë dhe në shijet e njëjta.

- Kënga juaj “Ta du majmunin” ka qenë në fakt e papritur për nga natyra e tekstit. Çfarë vendi zë kjo këngë në repertorin e këngëve të deritanishme dhe a e gjetët veten menjëherë në tekstin e Getoarit?

- Te ne, bashkëpunimi vjen sipas natyrës së këngës. E ka çdo herë një hapësirë të veçantë. Kënga me Getin ka qenë në përputhje me zhanrin e muzikës që është kërku, por duhet thënë se kjo është një këngë që është bërë për një target grup të caktuar. Me rëndësi për ne është që u fol për të, u komentua dhe kënga pati efektin që pritej.

- A ndikoheni nga dalja e grupeve të reja në treg?

- Normalisht, tregu muzikor është gjithmonë i etur për risi dhe gjëra të reja në muzikë, por çështja është sa do të munden të rinjtë t’i rezistojnë kohës ndërkohë që ne vazhdojmë të jemi aktualë edhe sot, pas gati 20 vjetësh. Le të shpresojmë se do të ketë prej tyre që do t’i shohim dhe dëgjojmë për gjatë, pasi nuk e mohojmë që ka të talentuar.

- Kush merret me organizimin e koncerteve dhe të mbrëmjeve muzikore?

- Kjo punë i takon Metit. Ai e ka fjalën e fundit në këtë aspekt, duke qenë se merret me bisedimet dhe caktimin e datave. Gjithë kohën në telefon është. (Buzëqesh)

- Cila është pika më e dobët te Besniku?

- Muzika, vetëm atë e merr ngat zemrës. Për të tjerat mund të thuhet gjithçka dhe nuk i përjeton hiç.

- Gjatë verës, krahas punës, a bëni edhe pushime?

- Me shkëputje të dyja. (Buzëqesh) Më shumë preferojmë bregdetin shqiptar, duke qenë se të gjithë kemi pasion zhytjen. Përveç muzikës, ky është një tjetër pasion i përbashkët, madje secili prej nesh ka edhe licencën ndërkombëtare për zhytje. Kemi bërë deri tani zhytje gati në të gjithë Shqipërinë, si në Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Shpresojmë të na krijohet hapësira edhe këtë verë.

- Pa çfarë jeta do të ishte e mërzitshme dhe pa kuptim?

- Sigurisht që pa familjen dhe pa shoqërinë që kemi, mbi të gjitha, me njëri-tjetrin.

- Pritet të vijë diçka e re prej jush? Me çfarë po punoni tani?

- Ne jemi non stop duke punuar. Edhe nëse një ditë nuk inçizojmë apo nuk punojmë diçka, jemi gjithmonë duke u ushtruar, duke qenë se si grup që këndojmë live, kemi edhe shumë kërkesa për të kënduar në vende të ndryshme. Pa punë, nuk ka asgjë. (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.