A janë në të vërtetë bashkë Nora dhe Roberti?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Edhe pse u bë shumë zhurmë me pretendimin se kënga e parë e bashkëshortit simpatik të Norës ishte e vjedhur, ai u tregua i hapur me të gjithë duke thënë se kënga ishte blerë nga rumunët.

Por nëse gjithkush mund të kishte komentin e tij për këngën, nga Nora nuk pati asnjë koment, edhe pse pritej e kundërta. Po ashtu, i pyetur nëse do t’ia kthente “nderin” Norës duke e marrë në ndonjë nga klipet e tij, sikundër bëri Nora në klipin “Baby jem”, ai ka thënë “jo” duke e justifikuar përgjigjen me idenë se Nora kishte projektet e saj që nuk e lejonin të ishte e pranishme në klipet e tij.

Një justifikim i dobët për dy persona që ndajnë të njëjtën çati. Por ajo që ngjall akoma më shumë dyshimet është mungesa e Robertit në ditëlindjen e Norës, gjë që ai e shpjegoi se atë ditë ndodhej në shtëpi me vajzën, Rënenë. Po ashtu, shpërngulja e plaçkave nga shtëpia ku jetojnë të dy në një tjetër ambient, lë hapësirë për të dyshuar se dyshja simpatike e shoubizit mund të mos jenë më bashkë. Ne do të donim që asnjëra nga këto të mos ishte e vërtetë, pasi shumë më tepër sesa ndarjet, na pëlqejnë bashkimet. Për më tepër, ata duken kaq mirë bashkë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.