Ronela dëmtohet gjatë xhirimeve

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Edhe pse me një numër të kufizuar klipesh, këngëtarja ka ardhur gjithnjë e veçantë në to. Mjafton të përmendim faktin se pretendimi që figurantët në klipin e “A do si kjo” të Ronelës mund të ishin anëtarë të ISIS-it, mbërriti deri në Daily Mail. Këtë herë, nuk besojmë që lajmi të shkojë kaq larg, por kjo nuk ia zbeh rëndësinë faktit se këngëtarja ka patur një dëmtim të vogël gjatë xhirimeve të klipit që po xhiron aktualisht. Vetë Ronela e ka ndarë me të gjithë foton ku jepen pamjet e një gërvishtjeje që në dukje shfaqet e parëndësishme dhe që shpresojmë të jetë e tillë edhe në realitet. Ajo ia ka faturuar fajin syrit të keq duke e shoqëruar foton me fjalët “O Zot, sa syra kanë plasur”. Në fakt, ndoshta nuk do të ishte e gabuar ta mendonim edhe kështu kur shohim sa tërheqës është luku i këngëtares në klipin e ri. Së paku urojmë që ajo të jetë shëruar plotësisht deri në momentin kur klipi “Marre” të shohë dritën e publikimit. Kujtojmë që Ronela ka një historik interesant dhe jo shumë me fat sa u përket klipeve. Krahas “A do si kjo” dhe idesë se aktorët pjesëmarrës ishin një grup islamik, ajo pati një incident edhe me klipin “Tiger”, traileri i të cilit kishte dalë në Youtube, ndërsa kompania Max Production, për shkak të një konflikti mes palëve, refuzoi ta transmetonte. Shpresojmë që ky i radhës të jetë një ogur i mirë për këngëtaren, jo për gjë, po që t’ia ketë vlejtur edhe gërvishtja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.