Lorik Cana sjell linjën e tij të veshjeve

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ndërsa të gjithë i kanë sytë nga futbolli, krahas lëvizjeve të duhura në fushë, Lorik Cana ka vendosur të bëjë një lëvizje të zgjuar edhe në biznes. Kapiteni i Kombëtares i cili në ndeshjen me Zvicrën mori karton të kuq, sapo i ka dhënë “dritë jeshile” prezantimit të linjës së tij personale të veshjeve. Ka zgjedhur pikërisht kohën e duhur për të prezantuar koleksionin e veshjeve sportive, ku vëmendje tërheqin në mënyrë të pritshme prej Lorikut, simbolet kombëtare. Linja paraqitet me logon “LC5” që pasqyron inicialet e futbollistit si edhe numrin ikonë të fanellës së tij. Shqiponja apo mbishkrimet “Albania” mbi fanella ashtu si edhe emri dhe logoja e firmës “LC5”, janë ato që mbizotërojnë në veshjet me stilin e veçantë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.