Edhe Enca konkurron në Euro 2016, gara për artistin më të mirë Pop

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ka një kampionat futbolli që po ngre peshë zemrat e tifozëve në mbarë botën, por ka edhe një garë mes shteteve pjesëmarrëse në Euro 2016, në muzikë gjithashtu. Pas publikimit pak ditë më parë të bashkëpunimit “Bovv dovvn” me kolegun Noizy, nëse është me aq fat sa pritet, Enca mund të shënojë suksesin e radhës. Bëhet fjalë për një konkurs online zhvilluar nga portali anglez maximumpop.co.uk i cili synon të zgjedhë artistin më të mirë nga Franca, Zvicra, Rumania, Shqipëria etj. Surpriza është që ndër artistët shqiptarë është përgjedhur Enca, por për ne, surpriza e vërtetë do të ishte nëse ajo do të kryesonte garën duke dalë kështu edhe fituese. Kjo mbetet në dorën tuaj për sa kohë që jeni ju ata që mund ta bëni këtë me votat tuaja ndaj ndaloni së lexuari tani dhe vizitoni portalin, për t’i dhuruar edhe një sukses tjetër Shqipërisë. Forca Enca, forca Shqipëri!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.