Klaudia Pepa, tregon... një anë tjetër!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Balerina që bëri të gjithë t’i kthenin sytë nga ajo me pjesëmarrjen në “Amici”, nuk shquhet si shumë aktive në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo ka ndarë së fundi me fansat një foto ku synon të reklamojë parfumin e saj të preferuar. Por ai është ndoshta objekti më periferik dhe më pak i rëndësishëm në të gjithë foton, ku fokusi është në të vërtetë, gjoksi i zbuluar i Klaudias. “Në dashuri me parfumin tim më të ri”, ka shkruar ajo, ndërsa ju e dimë se me kë jeni dashuruar tashmë. Përbri fotos, tërheqin gjithashtu vëmendjen edhe komentet e fansave, shumë prej të cilëve e konsiderojnë të ekzagjeruar veshjen duke i thënë balerinës së tyre të preferuar se ajo është më e bukur ashtu e thjeshtë siç është dhe duke i sugjeruar të mos imitojë të tjerat, ndërsa të tjerë janë gëzuar që e kanë parë më në fund me një veshje seksi të cilën e kanë cilësuar si një zgjedhje perfekte nga ana e Klaudias.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.