Albana Osmani zhvishet për Aurela Hoxhën

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ato janë të dyja të bukura, të dyja me origjinë nga Tropoja, të dyja me projekte interesante në botën e artit dhe të televizionit. Por, këtë herë ka qenë Albana Osmani që është bërë pjesë e projektit të patriotes, duke u (zh)veshur me krijimet e fundit nga koleksioni i rrobave të banjës të Aurelës. Në foton ku më shumë se rrobabanjot, janë hiret e Albanës ato që bien në sy, përveç aseteve të saj, merita i takon edhe fotografit Endrit Mërtiri. “2 orë në këtë pozicion vetëm për shkrepjen e duhur. Akoma më dhemb mesi, Endrit Mërtiri”, kanë qenë ankesat e Albanës me humor ndaj fotografit të talentuar. Kurse nga gjinia e kundërt nuk besojmë të ketë ndonjë ankesë. Ndoshta sepse falë këmbëve kilometrike të tonifikuara dhe figurës interesante, rrobat e banjës duket se marrin kuptim tjetër në trupin e Albana Osmanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.