“Sarasvatiçandra” Sarasi mëson të vërtetën dhe heq dorë nga i ati

Intervista - - TELENOVELA -

Kumudi dhe Sarasi vazhdojnë të bisedojnë me njëri tjetrin nëpërmjet telefonit, megjithëse tashmë janë larg. Gumani përpiqet ta bëjë të shoqin të mendojë se Sarasi nuk është i aftë për punët që ai i ngarkon dhe se ai e ka mendjen vetëm te Kumudi. Laksminandani e mbron të birin... Kumudi bëhet nostalgjike ndërsa mendon se do ta lërë pëgjithmonë shtëpinë e saj, ku ka aq shumë kujtime... vlen asgjë. Nga ana tjetër, Sarasi i kërkon llogari atij që tradhtoi të ëmën, duke e shtyrë atë drejt vetëvrasjes. Laksminandani e qëllon me shpullë dhe Sarasi i thotë se që nga ky moment ai nuk është më djali i tij, por vetëm djali i së ëmës.

Në dhomën e Kumudit thyhet një shishe dhe boja blu bie mbi portretin e pikturuar të Sarasit. Kumudi thotë se kjo është një shenjë e keqe. Ajo më kot përpiqet të lidhet me Sarasin në telefon. Ai, shumë i dëshpëruar, torturohet nga kujtimet e së shkuarës. Gumani më në fund e heq maskën e shtirjes dhe ia thotë atij hapur se arriti çfarë deshi dhe se tashmë ai është një hiç para syve të të atit. Ajo i thotë se edhe ai do të bjerë në depresion dhe do të vdesë i vetëm, si nëna e tij.

Laksminandani i bindet dëshirës së Gumanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.