Sarasi bashkohet me Kumudin

Intervista - - TELENOVELA -

Kumudi përgatitet e vetme për ta prishur agjërimin, me foton e Sarasit dhe nuk mund t’u besojë syve kur e sheh atë përballë. Ai i thotë se ka ardhur ta falënderojë që agjëroi për të dhe të dy, shumë të lumtur hidhen në krahët e njëri-tjetrit.

Nëna e madhë qorton Kumarin që ka dalë fshehurazi nga shtëpia, por Dani i del në krah duke i thënë se e ka marrë ai me vete për t’i treguar disa dyqane. Nga ana tjetër, Laksminandani është në vështirësi, pasi ortakët me të cilët do të bëjnë bashkimin, i vënë kusht se nëse Sarasi nuk vjen brenda 15 minutash për të firmosur, ata do ta prishin marrëveshjen. Sarasi, nuk i përgjigjet telefonatës së Sanit. Laksminandani ndihet në vështirësi, ndërsa Gumani, lumturohet që plani i saj po shkon më së miri. Sarasi i thotë Kumudit se duhet të largohet pasi të nesërmen do të bëhet bashkimi i kompanive dhe ai do që ta shohë të atin të lumtur e krenar për të.

Kumari i kërkon të falur Dogbës

të zhgënjyer nga i biri. Gumani i hedh benzinë zjarrit duke i thënë se ai e ka lënë mbledhjen për Kumudin dhe se tashmë, ajo është e vetmja që i intereson atij. Laksminanandani thotë se i vjen turp nga i biri dhe se nuk ka më besim tek ai.

Kumari i kërkon të falur së ëmës për të gjitha dhimbjet që i ka shkaktuar dhe i thotë se e vlerëson faktin që ajo i ka dalë për zot kur i ati e ka braktisur. Dogba lumturohet që më në fund Kumari u kthye tek ajo.

Sarasi lexon letrën e së ëmës

Sarasi kthehet në shtëpi dhe shërbëtori i sjell një dosje që Gumani e ka lënë për të. Brenda dosjes ajo ka futur një zarf, në të cilin është letra që nëna e Sarasit ka shkruar dikur për Laksminandanin. Në letër, Sarasvati i shkruan të shoqit se nuk mund ta falë që ka një lidhje jashtëmartesore me Gumanin dhe se do të ikë larg, duke mos e rritur dot vetë të birin. Sarasi shokohet, thërret me të madhe emrin e së ëmës dhe nis të qajë. Gumani, e lumtur, mendon se tashmë i mbetet edhe një gur i tretë për të lëvizur që të arrijë qëllimin e saj.

Kumudi vazhdon t’i telefonojë Sarasit, por Gumani ia mbyll. Kumudi shqetësohet se çfarë po ndodh me të dashurin e zemrës së saj. Në shtëpinë e tyre vjen një i njohur i babait të saj, bashkë me të shoqen, që thonë se kanë ardhur sepse e shoqja ishte kurioze për të parë Kumudin, që i kishin thënë se ishte shumë e bukur. Ndërsa ikën, Budihani i thotë Vidias se do të pendohet që e bëri këtë, duke nënkuptuar faktin që po e marton të bijën dhe nuk ia dha djalit të tij. Vidia sqaron familjen se, kur Budihani i solli propozimin për ta martuar Kumudin me të birin, kjo e fundit e kishte pranuar tashmë propozimin e Sarasit.

Gumani i jep edhe një goditje të fundit lidhjes at e bir, duke u viktimizuar para të shoqit, sikur e ka dashur Sarasin më shumë se të birin, ndërsa ai e ka akuzuar atë si hajdute. Shërbëtori vjen t’u thotë se Sarasi po largohet dhe Laksminandani ngrihet ta ndalojë, por Gumani nuk e lejon, duke vazhduar skenën e saj prej viktime dhe lotët e krokodilit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.