Kumari mëson se Umeshi është i martuar

Intervista - - TELENOVELA -

Kumudi i kërkon Danit të ndjekë Kumarin kur ajo del nga shtëpia. Ky i fundit e shikon atë ndërsa përpiqet të futet në komisariatin e policisë dhe e ndalon. Dani i thotë se nuk është aspak e drejtë që të shkojë të takojë Umeshin. Kumari zemërohet me të dhe ikën nga komisariati, duke i kërkuar të mos i tregojë askujt për këtë që ka parë.

Në ditën e shenjtë të agjërimit për bashkëshortin, Sarasi dhe Kumudi agjërojnë për njëri-tjetrin fshehurazi, ndonëse nuk janë ende të martuar. Dani që e mëson këtë, i tregon Sarasit, i cili niset menjëherë nga Dubai, për të qenë pranë Kumudit në momentin kur ajo do të prishë agjërimin.

Dani shikon Kumarin që po largohet dhe e ndjek. Ajo i thotë se nuk po shkon të takojë Umeshin, por Dani i thotë se do të shkojnë së bashku për të parë Umeshin. Kumari habitet me këtë, por e ndjek atë deri në një restorant, ku gjen Umeshin duke festuar përvjetorin e martesës, me gruan dhe dy fëmijët e tij. Kumari shokohet nga ajo që sheh dhe e qëllon Umeshin me shpullë. Dani e ndjek Kumarin ndërsa ikën e dëshpëruar nga aty.

Gumani i ngre kurth Sarasit

Gumani gjen një zarf në tavolinën e Sarasit dhe gëzohet kur kupton se ai është nisur për te Kumudi. Tashmë, ajo është e sigurt se gjërat do të ndryshojnë në favor të saj. Gumani i kërkon të shoqit të bëjnë një festë, ku do të bëjnë edhe firmosjen e marrëveshjes mes tyre dhe firmës me të cilën do të bëjnë bashkimin. Kjo çështje është lënë për të nesërmen, por ajo e bind Laksminandanin se duhet të festojnë zmadhimin e kompanisë, pasi e gjithë bota do t’i ketë sytë tek ai dhe tek i biri. Në të vërtetë, qëllimi i Gumanit është që pikërisht kjo festë t’i ndajë ata të dy, pasi ajo është e sigurt se Sarasi atë natë do të jetë pranë Kumudit, pa e ditur se Gumani e ka ndryshuar datën e firmosjes së marrëveshjes.

Klientët, të zemëruar nga moskorrektesa e Sarasit largohen duke e prishur marrëveshjen dhe duke e lënë Laksminandanin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.