Xhihani dhe Rahmiu burgosen për vrasje

“Fate të kryqëzuara”

Intervista - - TELENOVELA -

Nuraji është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe mjekët thonë se është shumë e vështirë që ajo të dalë nga koma. Ozkani mbetet në spital bashkë me beben e tij, pasi Kerimani tashmë është në paraburgim, e akuzuar për vjedhje. Gylsereni e merr Hazallin me vete në shtëpinë e saj dhe tregohet shumë e ftohtë me të, pas atyre që kanë ndodhur...

Dilara heq dorë nga Hazalli

Dilara i tregon Xhihanit për mashtrimin e Hazallit dhe për gjithçka që ka ndodhur, shumë e zhgënjyer nga ajo. Ajo bile hedh dyshime edhe mbi faktin se kur ra në ujë, ka qenë një mashtrim nga ana e saj. Dilara i thotë se e gjithë kjo që ka ndodhur ka qenë një plan i Hazallit me Gylserenin. Xhihani mundohet ta bëjë të kuptojë se ajo është ende fëmijë, por Dilara ia thotë shprehimisht se ajo ka vetëm një vajzë dhe kjo është Xhansuja.

Hazalli vazhdon t’i telefonojë më kot Dilarës, pasi ajo nuk ia hap telefonin. Xhihani shkon tek ajo dhe i thotë se ka bërë një gabim shumë të madh ndaj të gjithëve, megjithatë, ai tregohet më i butë me Hazallin dhe i thotë asaj se është vajza e tyre dhe se gjithmonë e tillë do të jetë. Më vonë, Xhihani i telefonon Ozkanit për ta pyetur nëse ka nevojë për ndonjë gjë, tani që e ka gruan sëmurë. Kerimani del nga burgu dhe shkon pranë të vëllait...

Xhansuja shkon të takojë Gylserenin dhe ia bën të qartë se nuk ka për t’ia falur kurrë Hazallit këtë që i ka bërë. Një punonjës i Xhihanit i shet Harunit informacione të kompanisë. Shefja e Gylserenit e sheh atë që vjen në punë me makinë me Xhihanin dhe nis të bëjë thashetheme në lidhje me faktin që Xhihani është i martuar. E zemëruar me të, Gylsereni e lë punën.

Arrestohen Rahmiu, Xhihani dhe Hazalli

Dilara i hapet për gjithçka Xhandanit, e cila nga ana e saj ia transmeton Harunit të gjitha të rejat. Rahmiu vazhdon të futet në borxh te Haruni, duke luajtur kumar. Dilara vazhdon të shoqërohet e të flasë në telefon me Harunin dhe dalëngadalë po bie në dashuri me të. Nga ana tjetër, edhe Xhandani ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Harunin. Në kompaninë e Xhihanit vazhdon kontrolli tatimor që e ka bllokuar të gjithë punën e tij.

Përveç komës së Nurajit, Ozkani ka rënë në një hall tjetër, pasi i duhet të lirojë shtëpinë, që do t’ia konfiskojnë për shkak të borxheve që ka patur. Ozani vazhdon të je- tojë në shtëpinë e shokut të tij dhe të vazhdojë punën, me gjithë këmbënguljen e Dilarës për t’u thyer në shtëpi dhe për ta lënë atë punë. Xhansuja i kërkon Xhihanit ta ndihmojë Ozkanin që të mos i konfiskojnë shtëpinë dhe Xhihani ia premton se do ta bëjë këtë. Xhihani i kërkon ndihmë Dilarës, meqenëse llogaritë e tij janë të bllokuara, pa i thënë se për çfarë i duhen ato para.

Por gjithçka do të ndërpritet në mes kur Rahmiun, Xhihanin dhe Hazallin do t’i arrestojnë me akuzën e vrasjes së Teomanit.

I hiqen shpresat Nurajit

Ndërsa bëjnë kontrollin në shtëpinë ku jetonte Hazalli, policët gjejnë armën e Xhihanit. Jëlldërëmi nuk di se si t’i mbrojë ata të tre, pasi nuk e di çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Teomanin, gjë që atij ia tregon Gylsereni, e cila është e vetmja në dijeni të ngjarjes. Në polici, Dilara përballet me Hazallin. Me gjithë lutjet dhe të qarat e saj, Dilara nis t’i bërtasë, duke i thënë se është faji i saj që i ati akuzohet për vrasje.

Mjeku ia heq të gjitha shpresat e shpëtimit Nurajit dhe i kërkon Ozkanit të japë leje që t’i heqin asaj aparaturat. Mjeku i thotë se mund të bëjnë diçka të mirë në këtë fatkeqësi, duke i dhënë organet e Nurajit për transplant. Ozkani, i dëshpëruar, mendon se nuk e ka ai të drejtën që ta japë lejen për një gjë të tillë, ndaj i telefonon nënës së Nurajit që të vijë aty...

Haruni shkon në shtëpinë e Dilarës

Hazalli, Rahmiu e Xhihani merren në pyetje më vete në lidhje me vdekjen e Teomanit. Jëlldërëmi i këshillon Xhihanit që të sjellë si provë videon ku tregohet se Teo- mani është vrarë nga Rahmiu për mbrojtje dhe se qëllimi i tij ka qenë të hidhte videon erotike në Hazallit në internet. Xhihani nuk e pranon kategorikisht këtë kusht, për shkak se në atë video Hazalli është e zhveshur dhe ai thotë se se nuk mund ta turprëojë në këtë masë të bijën.

Kerimani i telefonon Gylserenit për t’i treguar se Nurajit ia kanë hequr shpresat. Ajo shkon te Ozkani dhe përpiqet ta qetësojë.

Xhandani, që nga njëra anë ngushëllon Dilarën, nga ana tjetër, Harunit ia shpreh hapur se është e lumtur që më në fund Dilara do të demaskohet publikisht, gjëja që ajo urren më shumë. Haruni ndihet keq për këtë dhe shkon në shtëpinë e Dilarës për ta takuar. Dilara habitet me këtë vizitë të papritur dhe gati sa nuk rrëzohet, por Haruni e mban dhe ndërsa janë afër, ata e ndiejnë edhe më shumë tërheqjen për njëri-tjetrin.

E ëma vendos ta lërë Nurajin të vdesë

Falë burgut, Xhihani ndihet sërish pranë të birit, i cili i thotë se do ta ndihmojë të dalë prej andej. Xhihani i kërkon të falur që e ka qëlluar dhe i thotë se është shumë krenar që ka një djalë si ai. Jëlldërëmi e pyet Gylserenin se çfarë donte arma e Xhihanit në shtëpinë e saj, por Gylsereni nuk ia tregon të vërtetën. Hazalli lejohet të shkojë në shtëpi, për shkak të moshës dhe Gylsereni, edhe një herë tjetër, përpiqet ta qetësojë atë.

E ëma dhe i vëllai i Nurajit vijnë në spital, të dëshpëruar për atë që i ka ndodhur asaj. Ozkani përpiqet t’i ngushëllojë me sa të mundet. Dilara i kërkon Jëlldërëmit të mos e mbrojë Hazallin, por ai i thotë se ky është urdhëri i Xhihanit. Gjyqi merr vendimin që Xhihani e Rahmiu të lihen të lirë vetëm në këmbim të një shume të madhe parash, që Xhihani e Dilara nuk e kanë, tashmë që llogaritë e tyre janë bllokuar. Dilara merr vendimin t’i marrë para borxh së ëmës për të nxjerrë Xhihanin nga burgu. Xhansuja e Ozani i kërkojnë që ta bëjë këtë edhe për gjyshin, por Dilara ua bën të qartë se ajo do të ndihmojë vetëm Xhihanin dhe, nëse ai do, kur të dalë, mund ta nxjerrë vetë të atin nga burgu.

Nëna e Nurajit merr vendimin që Nurajit t’i shkëputen aparaturat dhe organet e saj të jepen për transplant. Më tej, ajo i kërkon Ozkanit që ta marrë me vete Xhanin, pasi ai nuk ka mundësi që ta rrisë. Ozkani nuk pranon fillimisht, por pastaj, me këmbënguljen e Kerimanit, pranon që t’ua japë atyre fëmijën e tij.

Dilara e dënon Xhihanin me burg

Dilara shkon në burg të takojë Xhihanin dhe i tregon atij se do ta nxjerrë nga burgu me borxhin që i ka marrë së ëmës. Megjithëse Xhihanit kjo gjë nuk i pëlqen, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të pranojë. Kur del nga burgu, ajo shikon Gylserenin që ka shkuar të takojë Xhihanin dhe zemërohet me këtë gjë. Asaj i kujtohet kur kontrolli tatimor u tha se Xhihani kishte bërë lëvizje të mëdha parash pa faturë tatimore dhe, pa e ditur se ky ishte borxhi i Rahmiut, Dilara mendon se këto para, ai ia ka dhënë Gylserenit. Menjëherë, Dilara vendos të mos e nxjerrë Xhihanin nga burgu dhe i telefonon së ëmës për t’i kërkuar të mos ia dërgojë paratë.

Rastësisht në spital Xhansuja përballet me Denisin dhe që të dy ndihen të tërhequr nga njëri-tjetri. Denisi ndodhet në siptal sepse ka shtruar të ëmën, e cila ka nevojë urgjente për transplant.

Haruni takohet me Xhihanin e Ozanin

Haruni shkon ta takojë Xhihanin në burg, duke e lënë pa fjalë atë. Haruni i thotë se tashmë ka ardhur të jetojë në Stamboll dhe, kur Xhihani e pyet për Hajalin, ai i tregon se ajo ka vdekur para 19 vjetësh. Xhihani mbetet pa fjalë. Kur vjen Ozani, Xhihani ia prezanton Harunin si një shok të vjetër dhe Ozani kujtohet se ka qenë ai që e ka shpëtuar një herë në rrugë, gjë që ia thotë edhe të atit. Haruni i kërkon Ozanit të shkojë ta takojë kur të dojë, sikur të ishte duke takuar të atin.

Dilara i tregon Jëlldërëmit se nuk i ka paratë për të shpëtuar Xhihanin. Gylsereni dhe Xhansuja i qëndrojnë pranë Ozkanit në fatkeqësinë e tij. Hazalli takohet me Shejdën dhe i thotë shumë gjëra të këqija për Xhansunë. Fati i Denisit lidhet me atë të Xhansusë tashmë që zemra e Nurajit do t’i transplantohet nënës së tij. Ozkani shkon të takojë Harunin dhe ia kërkon atij paratë borxh për ta nxjerrë babain nga burgu. Haruni pranon dhe kjo e lidh edhe më shumë me Ozanin. Nga ana tjetër, Xhandani me Dilarën, po përpiqen nëpërmjet dokumenteve që ta kalojnë pronësinë e Dark Blue nga Xhihani, te Dilara...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.