Bëni kujdes ndaj:

Intervista - - SHENDET -

Alkoolit

Ai mund të duket si diçka që ju largon shqetësimet dhe ju bën të ndiheni më të shoqërueshëm. Megjithatë, është më mirë nëse pini ndonjë gotë verë, birrë, ose raki me masë. Nëse pini shumë, mund të ndiheni më mirë për momentin, por kjo mund t’i përkeqësojë simptomat me kalimin e kohës, sepse alkooli mpin trurin. Ai gjithashtu ul efektin e ilaçeve antidepresive.

Fast food-it

Fast food-i mund t’ju ngopë shpejt e shpejt, por këto ushqime të përpunuara ndikojnë negativisht në humor. Shkencëtarët kanë studiuar se si ushqimet e pasura me sheqer, karbohidrate të thjeshta dhe me yndyrë, ndikojnë në humor. Shumë prej tyre kanë parë një lidhje mes këtyre ushqimeve jo të shëndetshme dhe depresionit. Më mirë konsumoni gjëra të shëndetshme, si fruta, perime, drithëra integrale dhe proteina.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.