15 arsye pse nuk mund ta kapërcesh tradhtinë e partnerit/es

Intervista - - INTIMITET -

1. Është ende shumë herët.

2. Procesi i harrimit nuk është një vijë e drejtë.

3. Ti po mundohesh të kontrollosh partnerin/en dhe të dashurin/ ën e tij/ saj, ndërkohë që e vetmja gjë që mund të kontrollosh vërtet janë mendimet, reagimet dhe sjellja jote.

4. Ti po pret që ta pranojë, por shumë vetëve u nevojiten muaj dhe vite për ta pranuar këtë gjë.

5. Ke nevojë të rifitosh besimin në vetvete dhe të mendosh se e meriton dashurinë e tij/ saj.

6. Ti ke më shumë nevojë të përqendrohesh te vetja, sesa të rrish duke pritur që tjetri të ndryshojë.

7. Ke nevojë të përballesh me të kaluarën, në vend që t’i largohesh asaj.

8. Ti je përqendruar më shumë tek ajo që ka ndodhur dhe jo pse ka ndodhur.

9. Ti po përpiqesh të shtypësh zemërimin brenda vetes.

10. Akoma nuk i ke gjetur arsyet e vërteta të tradhtisë së partnerit dhe paaftësisë për t’u qëndruar besnik premtimeve të bëra.

11. Duhet kohë të negociosh një mënyrë për të ecur para, të pranueshme për të dy.

12. Tradhtia vazhdon akoma.

13. Nga nxitimi për të zgjidhur problemet e tua, e ke larguar partnerin, gjë që ka shtuar ankthin dhe e ka ndërlikuar edhe më shumë problemin.

14. Je akoma në dyshim se ç’duhet të bësh dhe kjo është diçka e mirë, sepse është më mirë të marrësh një vendim të menduar mirë, sesa impulsiv.

15. Të dy nuk flisni dhe nuk e dëgjoni më njëritjetrin.

Disa shifra për tradhtinë bashkëshortore

Në një studim të kohëve të fundit, çereku i burrave dhe 15% e grave pohuan se kishin pasur lidhje jashtëmartesore, gjë që tregon se burrat tradhtojnë më shumë se gratë. Megjithatë, kjo shifër nuk është e vetmja që tregon ndryshimet në këtë drejtim mes dy sekseve...

- 78% e burrave deklaron se tradhtia në një martesë është e papranueshme, ndërsa te gratë kjo shifër është edhe më e lartë, 84%.

- 25% e burrave dhe 15% e grave pohojnë se kanë bërë seks jashtë martese. Megjithatë, duke marrë parasysh se njerëzit nuk e pohojnë lehtë diçka të tillë, qoftë edhe kur përgjigjet e tyre janë anonime, mendojmë se shifrat janë shumë më të larta.

- Sipas një studimi të vitit 2010, gratë kanë 40% më shumë shanse të arrijnë në tradhti në ditët tona, krahasuar me 20 vjet më parë. Edhe specialistët e pohojnë këtë, duke u bazuar në faktin se gratë sot punojnë më shumë në punë që u kërkojnë atyre të udhëtojnë, pra, të bien më lehtë në tundim.

- 92% e burrave pohon se shkaku i tradhtisë nuk ka të bëjë me seksin, sepse arsyet që i shtyjnë të tradhtojnë bashkëshortet janë kryesisht sentimentale, si mungesa e komunikimit dhe ajo e pranimit dhe e vlerësimit të tyre në çift.

- 88% e burrave nuk e tradhtojnë bashkëshorten me një femër më joshëse ose me trup më të bukur. Megjithatë, ata që konsiderohen në përgjithësi më joshës, qoftë për shkak të kulturës, parave, apo pamjes së jashtme, kanë më shumë gjasa të arrijnë në tradhti.

- 55% e burrave ose vazhdojnë të thonë gënjeshtra, megjithëse është zbuluar tradhtia e tyre, ose vazhdojnë të shtiren sikur nuk ka ndodhur gjë.

-50% e burrave deklaru-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.