20 gjëra që nuk i dinit për binjakët

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Çdo vit, në fundjavën e parë të gushtit, në qytetin Tuinsburg të Ohajos, SHBA, bëhet grumbullimi më i madh i binjakëve në botë. Festivali i Ditës së Binjakëve mbushi 40 vjet më 8-9 gusht të 2015-ës dhe me këtë rast, po ju prezantojmë disa fakte në lidhje me binjakët.

Festivali u organizua në fillim nga banorët e qytetit për të nderuar dy banorë binjakë identikë të tij, Mouzes dhe Aron Uilkoks. Qyteti Tuinsburg dikur quhej Millsvil dhe emri i tij ndryshoi kur vëllezërit Uilkoks i dhuruan qytetit një ndërtesë, për ta shndërruar në një shesh dhe shkollë.

Festivali i parë i Ditës së Binjakëve u bë në vitin 1976 dhe në të morën pjesë 36 binjakë.

Festivali i binjakëve është i hapur edhe për trinjakët dhe katërnjakët.

Lidhja e veçantë e binjakëve fillon që nga mitra e nënës së tyre. Që nga java a 14-të e ngjizjes ata fillojnë të “komunikojnë” me njëri-tjetrin.

Sipas një studimi që u publikua nga Instituti i Linguistikës së Përgjithshme, 40% e bebeve binjakë krijojnë gjuhën e tyre për të komunikuar mes tyre.

Pesha mesatare e një binjaku në lindje është 2,26 kilogramë.

Mbi 50% e binjakëve lindin para se të mbushin 37 javë në barkun e nënës.

Përveç binjakëve monozigotë (identikë-kur pllenohet një vezë nga dy spermatozoidë) dhe dizigotë (kur pllenohen dy vezë, pra, binjakët nuk ngjajnë), ekzistojnë edhe vullkanikë në botë ndodhin nën ujë.

- Kanadaja ka më shumë vijë bregdetare se çdo vend tjetër.

- Në vitin 1800, gjithë popullsia e SHBA-së ishte më e vogël se ajo e Nju Jorkut sot.

- 8 luleshtrydhe kanë më shumë vitaminë C sesa një protokalle.

- Brazili ka komunitetin më të madhe me japonezë jashtë Japonisë.

- Mjalti është një nga ushqimet e rralla që nuk prishet kurrë.

- Pika më e thellë e oqeanit është më e madhe se lartësia e Everestit. ata monooariakë dhe binjakët dizigotikë heterokariotikë.

Megjithëse binjakët identikë kanë pothuajse të njëjtën ADN, shenjat e gishtërinjve të tyre ndryshojnë.

Mundësia që një grua të lindë binjakë shtohet me moshën e saj, gjë që do të thotë se një grua 30-vjeçare ka më shumë shanse se një 20-vjeçare për të lindur binjakë.

Megjithëse është diçka e rrallë, është e mundur që binjakët të kenë baba të ndryshëm. Kjo ndodh kur nëna ka kontakte me më shumë se një burrë gjatë periudhës së ovulimit të saj dhe çdo burrë pllenon një vezë.

Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Mbretërore angleze, nënat e binjakëve rrojnë më shumë.

Binjakët monozigotë kanë dyfish më shumë mundësi të lindin binjakë. Dy binjake amerikane, Ashli Spinks dhe Andra Spinks ( në figurë) lindën të dyja djem binjakë më 14 dhjetor 2004.

“Gjeni i binjakëve” nuk është një mit. Kur një grua trashëgon këtë gjen, me të cilin gjatë çdo ovulimi prodhon më shumë se një vezë, shtohen mundësitë për të bërë binjakë monozigotë.

Nëse doni të bëni binjakë, duhet të shtoni më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij në ushqimin tuaj. Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Mjekësisë Riprodhuese, nivelet e një proteine të caktuar, e cila mendohet se ka lidhje me ovulimin, shtohet 13

inës kuzh ii Kënd

herë te gratë që konsumojnë shumë bylmetra.

Nga një sondazh i Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, u zbulua se lindja e binjakëve është shtuar me 76% që prej vitit 1980. Kjo mund të shpjegohet me shtimin e moshës mesatare të grave shtatzëna dhe shtimin e pllenimeve artificiale.

Edhe në Hollivud ka aktorë binjakë. Motrat Olsen, për shembull, morën pjesë me sukses në serialin “Full House” kur ishin të vogla. Ato kanë lindur më 13 qershor 1986 dhe konsiderohen nga binjaket më të pasura në botë.

Aktorja Skarlet Xhohanson, lindur me 22 nëntor 1984, ka një vëlla binjak, Hanterin, i cili është aktor dhe ka punuar në fushatën elektorale të presidentit Obama. Ata morën pjesë së bashku në filmin “Manny & Lo” (1996).

Edhe aktori Eshton Kaçer ka një vëlla binjak, Majkëll Kaçer, i cili jeton në Aiova dhe punon në sektorin e sigurimit të jetës. Të dy kanë lindur më 7 shkurt 1978.

Edhe modelja braziliane, Zhizelë Bundshen, ka një motër binjake, Patrician. Kjo e fundit ka lindur pesë minuta më vonë se Zhizela, më 20 korrik 1980 dhe është menaxhere e së motrës. dhe elastik. Mbështilleni me një qeskë plastike dhe lëreni të rrijë afro 1 orë. Paskëtaj formoni 6 toptha të vegjël dhe shtrijini mirë me petës, derisa të krijohen pite të holla, të rrumbullakëta. Shpojini me një pirun që të mos fryhen dhe piqini në një tigan që nuk ngjit në zjarr mesatar, afro 1 minutë në secilën anë. Mbushini më pas me çfarë të doni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.