Qirinj dhe shumë trëndafila përtokë...

Intervista - - MUZIKE -

Ajo ka një këngë për çdo sezon dhe nga njëri klip në tjetrin, shikoni një Adelinë seksi. E konsideron veten një këngëtare të koncerteve që për të nuk kanë reshtur ndonjëherë dhe nuk e përjashton faktin që një ditë mund të këndojë edhe rep ose popullore, nëse publiku do ta kërkonte. “Love it” është kënga më e fundit që e rikthen në ekran dhe që ka patur vëmendjen e publikut, por kjo është vetëm një nga gjërat për të cilat ajo na flet në këtë bisedë. Për çfarë e falënderon mamanë, sa palë këpucë ka, a e lë vendin rrëmujë pasi del nga shtëpia, cili është mësimi më i mirë që ka marrë në jetë dhe për çfarë ka qenë herën e fundit te mjeku? Për të gjitha këto, Adelina e ka një përgjigje, ndaj nuk ju mbetet veçse t’i zbuloni...

Mia Buci: - Kënga jote më e re, “Love it”, sapo ka dalë… Cilat janë parashikimet e tua për të?

Adelina Berisha: - “Love it”, projekti im më i ri, është pritur shumë mirë nga publiku. Jam shumë e kënaqur me këtë projekt.

- Sa ka në këtë këngë nga ti dhe sa ka nga çfarë kërkon tregu?

- Besoj se janë të dyja nga pak dhe kështu, kënga ka dalë e kompletuar.

- Minuta e preferuar e klipit “Love it” për shumë nga fansat është 2:10… Po pjesa që ty të pëlqen më shumë, cila është?

- Unë mendoj se fansat e kanë pëlqyer gjithë minutazhin e videoklipit, jo vetëm këtë... (Buzëqesh)

- Kush është përgjegjës për famën tënde si këngëtare?

- Familja ime, por sidomos mami, falë së cilës jam këtu ku jam sot.

- Kënga që ndryshoi gjithçka në karrierën tënde...

- Të gjitha këngët e mia janë pritur mirë nga fansat e mi.

- Sa herë brenda një jave e gjen Adelinën nëpër koncerte?

- Koncertet janë me sezone. Unë njihem si këngëtare e koncerteve dhe mendoj se jam mjaft e ftuar në to. (Buzëqesh)

- Do të këndoje rep ose popullore nëse publiku ta kërkon? - Nuk i dihet. (Qesh) - Të interesojnë çmimet në muzikë?

- Po, unë jam fituese e shumë çmimeve të para nëpër festivale të ndryshme. - Deri ku ka arritur fansi yt më i çmendur?

- Kam shumë fansa dhe ata bëjnë nga ato gjeste që tregojnë se janë fansa të zjarrtë. Nuk po veçoj njërin...

- Nga 1 deri në 10 sa e emocionuar je për jetën që bën?

- Mendoj 1- 8. (Buzëqesh)

- Cili është aktiviteti yt i preferuar në Prishtinë?

- Fitnesi.

- Ven- di që do të kishe dashur ta vizitoje një ditë?

- Normalisht, të gjitha vendet e bukura do të kisha dashur t’i vizitoja...

- Si shan Adelina dhe kur e bën këtë?

- ( Qesh) Epo, nuk tregohet tash.

- Çfarë të pëlqen në picën tënde?

- E preferuara ime është pica vegjetariane.

- Dhurata e fundit që ke marrë?

- Dhuratë nga motra, produkte grimi. (Buzëqesh)

- Nëse të them “romantike”, cili është imazhi që të vjen?

- Një ambient me qirinj dhe shumë trëndafila përtokë. ( Qesh)

- Si do të ma përshkruaje dhomën tënde?

- Me ballkon. Një dhomë moderne në të cilën ndihem shumë e relaksuar.

- Seriali që nuk ngopesh kurrë duke e parë? - Unë nuk shoh seriale. - Kur del nga shtëpia, e lë vendin rrëmujë?

- Shumë rrallë sepse jam tip që e dua gjithçka të rregulluar. - Sa palë këpucë ke? - 70 palë. ( Qesh) - Cila është një gjë që e meriton? - Gjithmonë respektin. - Një mësim jete? - Të mos jesh shumë i ndjeshëm. Jam tip shumë i ndjeshëm dhe këtë do të doja ta ndryshoja te vetja.

- Mendon se ke bërë gjithnjë zgjedhjet e duhura?

- Mundohem në atë drejtim gjithmonë.

- Ka diçka për të cilën ke nostalgji?

- Kam nostalgji për fëmijërinë.

- Pse këngëtaret e mohojnë se kanë dikë në krah derisa një ditë të fotografohen me të?

- Po të kisha dikë në krah unë nuk do ta kisha mohuar, por në fakt nuk kam askënd. J am singëll.

- Çdo vajzë kërkon gjysmën tjetër perfekte. Cila është jotja?

- Në të ardhmen, do të doja një person si unë.

- Një këshillë bukurie që e ndjek gjithmonë dhe që e sugjeron?

- Gjithmonë kamomilin e përdor për fytyrën. E kam parim dhe nuk e harroj asnjëherë.

- Për çfarë ke vajtur herën e fundit te mjeku?

- Gripi, ai ishte arsyeja.

- Kur ka qenë hera e fundit që je argëtuar pa fund?

- Në makinën time duke dëgjuar muzikë, pak më parë. (Buzëqesh)

- Cila është një gjë e madhe që po planifikon ta blesh së fundi? - Një projekt të ri. - Çfarë kërkon te një mashkull?

- Sinqeritet, respekt, mor- al.

- Nëse do të ishe mashkull, me cilën nga femrat e shoubizit do të kishe pa- tur një lidhje?

- Nuk jam mashkull, ndaj nuk di çka të them. (Qesh)

- Dy gjërat për të cilat e falënderon mamanë tënde?

- E falënderoj për sinqeritetin tim dhe për kulturën familjare.

- Në fund të ditës, çfarë mendon?

- Si do jetë dita nesër? (Buzëqesh)

- Cilat janë planet pas “Love it”?

- Fillimi i projektit të radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.