Të ndahem apo ta mbaj për hir të biznesit?

Intervista - - MËKATE - (Vijon nga numri i kaluar)

Këto pyetje më bënë të mendohesha gjatë dhe nga ky mendim arrita në përfundimin se duhet ta ndiqja që ta vërtetoja me sytë e mi nëse më tradhtonte apo jo.

Vendosa të shkoja ndonjë ditë e ta shikoja me sytë e mi se çfarë bënte ai kur ishte te dyqani tjetër. I thirra një komshijeje të rrinte në dyqan, ia lashë në rregull gjërat që të mos kishte probleme, mora makinën e drejt e te dyqani tjetër. Te banaku nuk kishte klientë. Ishte vetëm shitësja.

Nuk u afrova në moment dhe pashë se nga prapa dyqanit erdhi burri im. Kishte dy kafe në dorë e njërën ia zgjati shitëses. Deri këtu nuk kishte asgjë për t’u bërë xhe- loze. U pendova se m’u duk se mos i bija në qafë kot burrit andaj nuk zbrita nga makina dhe u ktheva në dyqan. Kur erdhi, nuk i thashë asgjë.

Mirëpo ka pak kohë që një kliente më tha:

- Më vjen keq për ty se je një grua e veçantë. Po të mirat gjithmonë… - e la fjalën përgjysmë se na shkëputi një grua që donte të blinte dy byrekë.

- Çfarë po thoje? - i thashë kur u largua. - E harrova. - Po thoje se të mirat nuk kanë fat?

- Jo, ç’ne, ti je me fat se ke gjithë këtë punë e mbarësi.

Nuk e ngacmova më tepër se e dija se do të mërzitesha. Në vesh gjithë ditën më kumbuan fjalët e saj, kështu që vendosa ta ndiqja prapë burrin. Sapo ai u largua në mëngjes me byrekët, iu vura nga pas me një taksi. Ai nuk mori nga rruga e dyqanit, por një rrugë tjetër. Ndaloi para një shtëpie dhe pas disa minutash doli në makinë shitësja dhe u fut në makinë në vend të parë. E puthi në faqe burrin tim dhe makina u nis përsëri.

Nuk po më besohej se kjo ishte e vërtetë. Edhe pse e puthi në faqe, u xhindosa. Desha t’i telefonoja e t’i thoja të ndalonte makinën, por nuk e bëra. Ai shkoi në dyqan dhe të dy së bashku hapën dyqanin e u futën brenda. Në atë çast dola nga taksia dhe shkova drejt e brenda në dyqan. I gjeta duke u përqafuar në vendin që e kishim bërë për të ndërruar rrobat e punës. - Ç’po bëni ju të dy? - Oh, zemër, nuk është ashtu si mendon. – Ai u çorodit kur më pa.

Ajo u mundua të mbulohej se sapo e kishte hequr bluzën që të vishte uniformën.

- Po si është? Dil përjashta shpejt ti dhe mos u kthe më në këtë dyqan! - i thashë asaj.

- Jo, jo, mos ik! Ajo nuk ka faj! Jam unë ai që…

- Po e mbron? Zhduku! - i bërtita me të madhe dhe ajo u zhduk me të vërtetë sa hap e mbyll sytë.

Eh, në ç’telashe futet nje- riu. Nuk është e thënë të jetojë kurrë i qetë asnjë njeri në botë! U ula të flas shtruar me burrin tim. Ai më tha se kishte rënë në dashuri me atë vajzë dhe se nuk mund të jetonte pa të. Këto fjalë të tij më çmendën më shumë se skena që pashë.

Kjo ishte ajo që doja t’ju thoja! Tani pres mendimin tuaj se si do të veproj unë me këtë që më ndodhi? Të ndahem apo të mundohem ta rifitoj dashurinë e tij, sepse ai është një partner i mrekullueshëm në biznes?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.